E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme: Mediat shpifën mbi marrëveshjen për kufirin detar me Greqinë

Ministria e Jashtme dhe ajo e Mbrojtjes kanë hedhur dje poshtë, si të pabaza, dezinformuese dhe dashakeqe, informacionet e pasakta të botuara në një të përditshme shqiptare për gjoja “tkurrje të pozitës strategjike të shtetit shqiptar“ si rezultat i nënshkrimit të marrëveshjes për delimitimin e Shelfit Kontinental dhe të hapësirave të tjera detare mes Shqipërisë dhe Greqisë. 

MPJ-ja deklaroi dje se marrëveshja e nënshkruar të hënën nga ministrat e jashtëm në prani të të dy kryeministrave, është realizuar në një proces negocimi të kujdesshëm, prej rreth një viti, në një frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi reciprok dhe e bazuar në dëshirën e të dy palëve për të realizuar një ndarje të drejtë të kufirit detar, mbështetur në të drejtën ndërkombëtare për këtë fushë, si dhe Konventën e OKB-së për të Drejtën e Detit (1982), në të cilën të dy vendet janë palë. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›