E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reagon kryeministria: Berisha bisedoi me Karamanlis edhe për çështjen çame, u mbështet tek traktati i bashkëpunimit mes dy vendeve

Qeveria ka përgënjeshtruar spekulimet mediatike në lidhje me axhendën e vizitës së kryeministrit grek Kostas Karamanlis në Tiranë. 

Zyra e shtypit e Kryeministrit Sali Berisha ka bërë me dije se “media të kontrolluara nga Edi Rama dhe nën diktatin e tij kanë shpifur dhe trilluar lidhur me vizitën e Kryeministrit të Greqisë Kostas Karamanlis sikur gjoja Kryeministri Berisha nuk paska diskutuar problemin e pronave të çamëve”. Sipas saj Kryeministri Berisha në këtë takim dhe në çdo takim me zyrtarët më të lartë të Greqisë, ka diskutuar këtë çështje në përputhje të plotë me përcaktimet e traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit midis Greqisë dhe Shqipërisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›