E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beogradi kerkon debat ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se

Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara ka marre nje kerkese nga Serbia per nje takim urgjent mbi tensionet ne veriun e Kosoves  pas venies nen kontroll te pikave kufitare nga ana e policise se Kosoves.

Kerkesa fillimisht ishte shtruar nga opozita serbe e cila kishte kerkuar nga autoritetet serbe qe ceshtja te shtrohet ne Kombet e Bashkuara duke e kritikuar pushtetin ne Serbi per mosveprim te mjaftueshem kundrejt gjendjes ne Kosove.

Presidenti i Serbise Boris Tadic ka kritikuar veprimin e Prishtines por ka theksuar se Serbia nuk do te futet me ne konflikt.

Serbia nuk do lufte por ne paralajmerojme se perdorimi i dhunes dhe te gjitha mjeteve tjera te dhunes perfshin rreziqe jashtezakonshme citohet te kete thene presidenti serb sipas te cilit ne Serbi ka parti politike dhe individe qe besojne se tani ekziston nevoja per te hyre ne konflikt per te filluar luftera te reja dhe dhune te re.

Nuk duhet te biem serish ne kurthin ne te cilin shteti yne pat rene gjate viteve te 90-ta ka thene presidenti serb Boris Tadic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›