Profili i terrorizmit salafist në dëshmitë që Gjykata e Durrësit pranoi për Artan Kriston
Për të ashtuquajturin Muhamed Abdullah Al Albani, gjykata ka administruar prova nga aktiviteti i tij salafist në Rashbull, ndërkohë që tërheq vëmendjen fakti se ai vazhdonte të bënte një jetë bigame, i martuar me dy gra dhe me disa fëmijë
Në rrymat e ndryshme ekstremiste myslimane salafitë hiqen si përfaqësuesit “dinjitozë” të mbrojtjes së kuranit të vjetër, si luftëtarë të së drejtës së xhihadit për të luftuar mbi të ashtuquajturat “padrejtësi” që mbizotërojnë në këtë botë. Një rast i tillë është edhe ai i gjykuar së fundi nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit për personin e quajtur Artan Kristo, por që në fakt mban emër fetar, Muhamed Abdullah Al Albani duke e lënë në burg pa afat. Më parë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës kishte dhënë miratimin për kontrollin mbi mjediset ku ushtrohej veprimtaria e paligjshme e Artan Kristos që ishin:
-Banesë 3 katëshe, e personit nën hetim Artan Pëllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, e ndodhur në lagjen “Troplini”, fshati Rrashbull, Durrës.
-Klinikë mjekësore, e ndodhur në një banesë dykatëshe, rrugica e Gjykatës së Apelit Durrës, Rr. “Bajram Curri”, lagje14, Shkozet, Durrës, ku personi nën hetim Artan Pëllumb Kristo, i njohur me emrin fetar Muhamed Abdullah Al Albani, ushtron aktivitetin e tij.
Artan Pëllumb Kristo, i lindur ne Shkodër më 19 janar 1978 figuron banor i fshatit Rrashbull, Durrës. Ai është i martuar me dy gra dhe ka disa fëmijë. Ka përfunduar arsimin e lartë fetar në Libi dhe aktualisht njihej si praktikues dhe predikues i fesë myslimane, sipas rrymës ekstreme që mëton.
Aktivitetin e tij fetar, Artan Kristo e kryente ndërmjet të tjerave edhe nga komunikimi në rruge telefonike dhe elektronike. Ne faqen elektronike www.albselefet.net shfaqen disa pamje të tij, në të cilat ky synon mbështetjen ose kryerjen e veprave për qëllime terroriste. Prej një kohe të gjatë ai bën propagandë radikale islamike te llojit salafit-tekfirist, me një grup të vogël të rinjsh, në Rrashbull dhe Golem, duke dhënë këshilla radikale islamike, të cilat bëhen edhe nëpërmjet faqes së internetit www.forum.islamik.com dhe www.udhezimedhedrita.net. Midis të tjerash në këto faqe ai shprehet: “ ...ka patur, ka dhe do te ketë Xhihad, i cili është obligim dhe detyrim për myslimanët, deri ditën e gjykimit... ; ...në Xhihad shkohet për të luftuar e për të vrarë qafirët, që janë bërë pengese për vendosjen e shtetit islam, drejtësisë, pra duhet të kesh me se të vrasësh.... ; normalisht ne pranojmë edhe të vritemi, sepse Xhihadi është luftë e shenjte dhe obligim për myslimanin por, jo vetëm të vritemi por, të vrasim... ; ne jemi pro Xhihadit, lutemi që të vijë ajo ditë që të na mundësohet ta ndihmojmë Islamin, ta bëjmë Xhihadin me atë të fjalës, forcës se krahut, bombës,...por duhet te përgatitemi sa me shumë që të kemi mundësi...”
Veprimtaria e Artan Kristos ushtrohej me mjetet e ndërlidhjes së telefonisë celulare 069 2026 900 dhe 068 2320 860, 067 2284 501, 067 2332 205, si dhe postës elektronike eddirajeh@hotmail.com.
Mbi bazën e transkripteve të bisedave, përmbajtja e pamjeve te shkarkuara nga website dhe nga materiali i parashtruar, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë mëton se kemi të bëjmë me vepër penale, me rrezikshmëri te larte shoqërore dhe për nevoja të hetimit te kësaj vepre penale ishte i nevojshëm kontrolli i mjediseve të lartpërmendura sipas neneve 202 e vijues të Kodit të Procedurës Penale.
Pikërisht këto transkipte janë një provë e fortë e aktivitetit të Kristos me emër të ndryshuar për veprimtarinë e tij të ndëshkueshme nga nenet përkatëse të Kodit Penal. Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ishte sjellë për gjykim kërkesa për dhënien e autorizimit për kontrollin e ambienteve të lartpërmendura, mjedise në të cilat dyshohet se kryhet vepra penale e “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, të parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
Për personin në fjalë organet përkatëse të sigurisë kanë përgatitur materialin kallëzues të datës 10 qershor 2009 për veprat penale të “Nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste”, të ndëshkueshme nga neni 232/2 i Kodit Penal.