Trafiku, pranga shoferit të linjës Shkodër- Athinë
GJIROKASTER- Arrestohet në flagrancë shoferi i autobusit të linjës Shkodër -Tiranë - Athinë nën akuzën e dhënies ndihmë të kalimit të kufirit në mënyrë të paligjshme kundrejt përfitimit monetar. Zyber Çoli, 41 vjec lindur në Dibër dhe banues në Paskuqan të Tiranës është ndaluar dje në pikën kufitare të Kakavijës.
Sipas policisë 41 vjecari do të ndihmonte katër shtetase nga rrethe të ndryshme të vendit për të kaluar kufirin për në shtetin Grek kundrejt fitimit 1500 Euro për person. “Ky shtetas, që punonte si shofer i dyte i autobusit me traga TR 30 70 R, të linjës Shkodër –Tiranë –Athinë, kishte lejuar që 4 gratë të udhëtonin në autobus pa lejen e duhur për të kaluar në tokën helene.
Shtetaset të cilat tentonin të kalonin kufirin vinin nga qyteti i Kukësit, Lacit, Tepelenës dhe Beratit. Pas kontrollit të bërë nga policia është vërejtur se 2 prej grave ndodheshin në sediljen e fundit të autobusit, ndërsa dy të tjera ishin mbuluar me batanije në një prej bagazheve të automjetit. Nga hetimet rezultoi se pazari ishte bërë nga bashkëshortët e grave, që ndodheshin si pasagjere me dokumenta të rregullta në autobus.
(s.g/BalkanWeb)