E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDI-PDU bashkë për kauzën çame

19 vjet nga krijimi i shoqates patriotike “Cameria” dhe pak kohe pas perfaqesimit te ketij komuniteti si force parlamentare camet synojne bashkimin ne nje force te vetme politike. Dy deputetet e ketij komuniteti Shpetim Idrizi dhe Tahir Muhedini edhe pse perfaqesojne dy parti te ndryshme gjate ceremonise perkujtimore u shprehen me nota unifikuese per te ardhmen e ceshtjes came.

“Shoqata ‘çamëria’ ka pasur ecejaket e veta, por nuk u përça. Mbeti e
vetme. Këtë shembull duhet të ndjekë dhe forca politike. Duhet të jemi
të gjithë bashkë. çamëria do një zë. Po të bëhemi shumë zëra do ketë
humbje rrugës” tha Muhedini.

“Sot çështja came është më e fortë se kurrë, më e gjallë se kurrë. Ne
sot jemi 300 mijë që kërkojmë drejtësi dhe kemi me vete gjithë kombin
shqiptar, prandaj e drejta jonë do të fitojë” tha Idrizi.

Bashkesia came ne 19 vjetorin e krijimit te shoqates  ka perkujtuar jo
vetem historine dhe mundimet por edhe te kaluaren e afert dhe sfidat qe
kane kapercyer per ta kthyer ceshtjen came ne nje diskutim te ndjeshem
ne arenen politike.

Mira Tuci

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›