Part-time, rishpërndahen kuotat
05/01/2009 Ministria e Arsimit udhëzon shkollat e larta për ndarjen e vendeve të mbetura bosh
Sot fakultetet shpallin datat dhe oraret e konkurrimit dhe të regjistrimit
Nis sot regjistrimi për kuotat e parealizuara për sistemin me kohë të pjesshëm. Ministria e Arsimit ka dërguar udhëzimin pranë fakulteteve të shkollave të larta që ofrojnë këtë program. Sipas udhëzimit, sot duhet të afishohen pranë këtyre fakulteteve të gjitha informacionet e nevojshme për mënyrën e rishpërndarjes së kuotave.
Udhëzimi
Regjistrimi për plotësimin e kuotave të parealizuara në ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme do të bëhet deri më 8 janar 2009. Një ditë më pas, pra më 9 janar, në orën 12:00 do të afishohen të gjithë emrat e kandidatëve me pikët përkatëse, si dhe fakti nëse janë shpallur fitues ose jo. “Institucionet publike të arsimit të lartë në datën 5.01.2009 të shpallin në vende të dukshme datat dhe oraret e veprimeve të konkurrimit dhe të regjistrimit, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve të nevojshme për regjistrim si dhe njoftime të tjera që i gjykojnë të nevojshme për sigurimin e ecurisë normale të procesit të pranimeve në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme”, - thekson udhëzimi i MASH-it. Monitorimi i procesit do të bëhet nga rektoratet e universiteteve. Ndërsa fakultetet organizojnë procesin e pranimit dhe të regjistrimit të kandidatëve. Udhëzimi detyron shkollat e larta që të shpallin dhe të afishojnë listat e të gjithë aplikantëve të renditura sipas rendit zbritës të pikëve të fituara në përputhje me kriteret akademike. “Listat do të afishohen në vende të dukshme në mjediset e njësive kryesore përkatëse brenda orës 12:00 të datës 9.01.2009, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës. Në këto lista të jenë të evidentuar kandidatët fitues”, - thekson udhëzimi.
Kandidatët fitues
Nëse kandidatët janë shpallur fitues në fazën e parë të regjistrimeve, ata duhet të plotësojnë dhe të dorëzojnë në sekretaritë mësimore deklaratën deri më 20 janar 2009, përpara pagesës prej tyre të tarifës së shkollimit. Të regjistruarit që nuk plotësojnë këtë deklaratë do të çregjistrohen. “Regjistrimi i kandidatëve ku janë shpallur fitues do të kryhet në datat 10, 11, 12, 13 janar 2009, prej orës 8:00 deri në orën 16:00, pranë sekretarive mësimore”, - thuhet në udhëzim. Kuotat e parealizuara plotësohen në datat 21, 22, 23 janar 2009, duke respektuar renditjen e shpallur të kandidatëve. Listat përfundimtare të kandidatëve fitues të regjistruar pas mbylljes së procesit duhet të dorëzohen në Ministrinë e Arsimit në datën 31.01.2009. Në lista duhet të jetë përcaktuar dokumenti shkollor mbi të cilin është bërë regjistrimi.
Aplikimi
Aplikimi për regjistrim në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme do të bëhet pranë sekretarive. Duhen dëftesa e pjekurisë e shkollës së mesme ose diploma e studimit jashtë vendit, certifikatë lindjeje me fotografi ose pasaportë, 2 fotografi, mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1500 lekë, si dhe deklarata individuale e kandidatit.
Dëftesa
Nëse kandidati fitues nuk ka dëftesë pjekurie origjinale, siç përcaktohet me udhëzim, duhet të paraqesë dublikatë të dëftesës së pjekurisë të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme dhe të vërtetuar në drejtorinë arsimore rajonale/ zyra arsimore. Përveç kësaj mund të paraqesë listën e notave të lëshuara nga Arkiva e Shtetit, të sigluar në drejtorinë arsimore rajonale / zyra arsimore.
Program i dytë
Kandidatët që do të regjistrohen në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjesshme në një program të dytë studimi, përveç dokumenteve të përcaktuara duhet të kenë edhe diplomën e lëshuar nga një shkollë e lartë ose fotokopje të saj të noterizuar. E vlefshme është edhe diploma e studimit jashtë vendit, e barasvlershme me të.