Ministria e Kulturës braktis aktivitetet më të rëndësishme kulturore

Festivali i Teatrit në Butrint model për strategjitë që ndjek MTKRS ndaj evenimenteve kulturore
Ministria Kulturës prej shumë kohësh i ka lënë në harresë dhe në venitje edhe aktivitetet më rëndësishme kulturore. Në fakt ajo duhej të luante rolin e një mbështetëseje e në fakt ka qenë një braktisëse, që i lë këto aktivitete në mëshirë të fatit, duke detyruar drejtuesit aktiviteteve që ti shtrijnë dorën sponsorëve privatë. Fondet e derdhura në këtë ministri, duket sikur shërbejnë vetëm për të mbushur arkën e saj dhe për tu izoluar aty sikur të mos shërbenin për asgjë, dhe sikur të mos i duheshin askujt. E si mund ta quajmë atë një Ministri Kulture?! A nuk do të ishte më mirë sikur ta quanim Braktisëse Kulture?!Braktisja që Ministria e Kulturës tashmë po i bën evenimenteve më të rëndësishme kulturore në vendin tonë, duket se ajo nuk merret seriozisht me projektet që janë paraqitur, të cilët i përkasin dhe shumë evenimente madhore kulturore, që zhvillohen në vendin tonë, të cilat në shumë raste shërbejnë dhe në turizmin e vendit. Ndërkohë që në shumë vende të tjera, ato aktivitete që kanë vite që zhvillohen marrin një mbështetje të madhe nga shteti, e cila mund të shkojë dhe deri në 60 përqind, në vendin tonë për aktivitete të tilla ajo është shumë e vogël, në krahasim me atë që duhet mbështesë institucioni ministror. E braktisja që Ministria e Kulturës i ka bërë evenimenteve më të rëndësishme të kulturës në vend është parë qartë tek festivali TIFF, Festivali Teatror Ndërkombëtar i Butrintit, apo tek mos mbështetja ndaj pesë artistëve shqiptarë që këtë vit u prezantuan me artin e tyre në Bienalen e Venecias, si dhe në aktivitete të tjera. Vetëm pak ditë na ndajnë nga edicioni i dhjetë i Festivalit Ndërkombëtar Teatror Butrinti 2000, i cili organizohet prej 10 vitesh në Butrintit, por ai ka dy vjet që ndodhet në vështirësi ekonomie, duke vënë në rrezik dhe vazhdimësinë e tij, në një kohë që ky eveniment kulturor artistik përpos artit i shërben dhe turizmit të vendit tonë. E ndërkohë që nga drejtuesit e Ministrisë së Kulturës nuk jepet asnjë përgjigje për mbështetjen e paktë që i është bërë këtij evenimenti, organizatorët e tij kanë vendosur që ai edhe këtë vit të zhvillohet, por i cunguar. Ky eveniment që do të zhvillohet nga data 11deri më 17 korrik do të ngjisë në skenë vetëm 5 trupa teatrore. Nuk është hera e parë që Ministria e Kulturës tregon një braktisje të evenimenteve të tilla kulturore, por edhe nëse ka pasur reagime kanë qenë vetëm përgjigje që janë aktivitete private, nuk kanë pse të kërkojnë vetëm nga MTKRS. E në fakt është kjo ministri ajo e cila duhet të japë mbështetjen kryesore. Ajo që vlen të përmendet është se në shumë raste fondet janë shpërndarë në projekte, të cilat nuk kanë qenë në atë nivel artistik për atë mbështetje financiare që ata marrin, e ndërkohë kur të gjitha projekte që mbështeten nga Ministria e Kulturës organizohen nga subjekte private, për Festivalin Teatror të Butrinti theksohet me forcë që është një aktivitet privat, kur janë dhe evenimente të tjera nga subjekte private që financohen nga kjo ministri Me këtë që po ndodh me Festivalin e Teatrit në Butrinti, kuptohet fare qartë se çfarë strategjie ndjek MTKRS ndaj evenimenteve kulturore, që zhvillohen në vendin tonë. Këtë vështirësi financiare apo këtë përgjysmim financiar nga shteti shqiptar ne e kemi pasur në dy vitet e fundit. Sigurisht që kjo gjë ka sjellë dhe një reduktim të vetë festivalit e megjithëse festivali po shkonte në rritje dhe do të gëzonte edicionin e tij të dhjetë, por shteti shqiptar e pa të arsyeshme që në funksion ndoshta të parave në dispozicion, por dhe të disa koncepteve që nuk përkojnë për të mbështetur vlerat e vërteta në vendin tonë , por ato fonde të ndahen në mënyrë krejt formale. Në këtë drejtim unë do të nënvizoja që nuk ishte e udhës që Festivali Ndërkombëtar i Butrintit apo dhe aktivitete të tjera të rëndësishme të përgjysmoheshin nga mbështetja financiare. Këtë vit MTKRS na ka mbështetur me 60 milion lekë të vjetra,kur ne kërkuam 210 milion lekë të vjetra, tregon drejtori i festivalit Alfred Bualoti vetëm pak ditë nga zhvillimi i këtij aktiviteti kulturor teatror. Me këto që po ndodhin në fushën e artit dhe të kulturës në vendin tonë, duket se ka mjaft vend për të diskutuar për politikat dhje strategjitë kulturore që ndiqen nga MTKRS. Në këto momente duhen bërë disa lëvizje emergjente për identifikim e elementëve autentikë, identikë të kombit tonë, për ti çuar ato më tutje dhe për ti shpalosur ato në sytë e kulturës globale, e cila pa të veçantën dhe identitetin e çdo vendi do të ishte një gjë krejt pa formë. Më vjen keq që projekte shumë të mira të mos merrnin subvencionin e duhur, por ne ashtu si e morëm përgjigjen edhe një vit më parë nuk menduam që do të kishim po të njëjtën shkallë subvencioni. Ne menduam që një gabim i bërë mund të ndreqej, por fatkeqësisht dosja e festivalit teatror të Butrintit, e cila tashmë është e njohur për vlerat që ajo ka ishte e mbyllur dhe nuk u hap asnjëherë nga njerëzit vendimarrës të një komisioni të kulturës që është në MTKRS. Unë e mendoj që këto vendime ishin formale, të përgjysmuara me atë që i takonte festivalit të Butrintit. Në disa projekte mund të shikosh që ka më shumë mbështetje se Festivali i Butrintit, por për nga vlerat nuk bëhet fjalë që ato të jenë pranë këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, vijon të tregojë drejtori Bualoti. Më tej ai shton se : Bordi duhet të jetë sa përgjegjës, por aq dhe me specialistë të vërtetë të cilët duhet të njohin në detaje çdo projekt që mbështet nga MTKRS, por ndoshta dhe në ndonjë moment kanë firmosur pa ditur se çfarë firmosin. Kjo për mua është e palejueshme. Është një gjë që nuk sjell asgjë të mirë, dhe në ndonjë moment do të thosha që bordi përpiqet që të sjelli ujë tek mulliri i gjithë secilit për ndonjë X projekt që kanë dorëzuar. E ndërkohë që edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Bienalen e Artit të Venecias, e cila tashmë është kthyer në një traditë, ku arti shqiptar arrin të ballafaqohet me artin e vendeve të tjera, nëpërmjet pjesëmarrjes së artistëve shqiptarë në këtë aktivitet kulturor, Bienalja, e cila u çel më 7 qershor në Venecia vlen për të theksuar se këtë vit, ndryshe nga edicionet e tjera, pjesëmarrja shqiptare nuk u mbështet nga shteti shqiptar. Organizatorët e këtyre veprimtarive shpeshherë pohojnë se ka ardhur koha që shumë veprimtari që mbështeten nga kjo ministri të monitorohen për nivelin dhe vlerat që ato kanë. Nëse një koncert në shesh do të kushtonte me miliona lekë, dhe paratë derdhen lumë nga Ministria e Kulturës, kur vjen puna për të mbështetur evenimente që tashmë janë kthyer në një traditë në vendin tonë, dora e MTKRS rrudhet, pasi për institucionin i cili duhet të mbështesi këto veprimtari kulturore janë shpenzime të kota. E ndërkohë kur ky institucion mban emrin Ministri Kulture, tashmë mund ta quajmë dhe Braktisëse Kulture.
Last Updated on Friday, 26 June 2009 01:56