Tridenti politik shqiptar në garën e fundit për provën e demokracisë në Shqipëri
Nga Besi BEKTESHI
Në qoftë se kancelaritë e huaja për vendet e Ballkanit, kanë porosi për standarde zgjedhjesh, kjo është një e ditur e madhe, por ama ajo që është interesante për ne, qëndron në faktin se ne jemi i vetmi vend që porositemi për standarde demokracie në zgjedhjet e 28 qershorit. Këto porosi vijnë nga sponsorët tonë amerikanë dhe europianë. Serbëve ju jepet porosi për gjetje kriminelësh dhe bashkëpunimi në këtë drejtim, malazezve për sistemin më të fortë antikorrupsion, maqedonasve për sistemin pluri etnik dhe emrin e shtetit, boshnjakëve për po sistemin multi etnik dhe antikorruptiv, kurse ne, vetëm ne, na jepen plus të gjithave edhe porositë për zgjedhje të lira dhe standarde në to. Vetëm ne...!! Senati amerikan, ambasadori Withers dhe ai Bosch, por edhe kancelaritë europiane dhe një pjesë e shtypit perëndimor, por edhe e famshmja New York Times e bëjnë këtë. Janë deputetë amerikanë dhe senatorët, por edhe kanceleri të larta europiane dhe eurodeputetë që interesohen vetëm për standardin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Për tu realizuar njëherë si elektion dhe sidomos mbas anëtarësimit në NATO të këtij standardi që në fakt është i pari, dhe presupozohet edhe të realizohet i pari.
Tashmë jemi sofistikuar me kamera dhe me karta të cilat rreth 200.000 shqiptarë që nuk kanë pasaportë, nuk i kanë. Ne jemi të vetmit që në karta kemi pa na pyetur kush, në se duhet të na i marrin, edhe shenjat e gishtërinjve. Kemi votim dhe numërim gati-gati online. Sepse mashtrojmë dhe gënjejmë në zgjedhje. Një cilësi e madhe e jona...!!!
Janë miliona mesazhe të kryeministrit dhe tani edhe ish ministri Mbrojtjes që dha dorëheqje nga Gërdeci që kërkojnë votën, por po kështu me mesazh zanor e kërkon edhe Rama. Tashmë jemi në momentin e fundit dhe askush nuk të thotë me siguri në se do të kemi zgjedhje të lira dhe pa mashtrimin e zakonshëm të modelit tonë brenda. Akoma ka dyshime se do ketë ndonjë model mashtrimi dhe për këtë, disa janë gati të vënë dorën në zjarr. Ka grupe mbas grupesh që merren me prapavijën e kontrollit të votimit si nga pozita dhe opozita. Ka të fortë dhe bashkëpunëtorë në qendra votimi! që sigurojnë qetësinë e votimit. Ka të fortë të partive apo individëve me parti pas që garantojnë votim dhe që garantojnë edhe vota nëpër lagje dhe katundet e Shqipërisë. Të fortë që ruajnë votën dhe që njerëzit i njohin si bashkëpunëtorë të partive, por me dorën në kobure dikur dhe sot në ... brez. Ka gjithfarë mostrash dhe idiotësh politikë që provokojnë për të acaruar situatën dhe ka njerëz që durojnë të gjithë zallamahinë e krijuar nga partitë, në një histeri frenetike të një fushate miliardere, që ju ka kushtuar shqiptarëve një djall e gjysmë. Ka pretime për punë, biznese dhe prona, por edhe për sisteme okulte të përftimit politik të pa merituar. Nga të gjitha anët. Ka një histeri të kërkesës për fitore, por sivjet ka më shumë histeri harxhimesh, sepse pushteti është.... i dhimbshëm për tu lëshuar. Por edhe i lakmueshëm sa të bën.... atë që bën... të budallapset për të.
Sepse të krijon....atyre.... pasuri dhe mirëqenie. Eeee... më pas edhe kënaqësi se po i shërben njerëzve...!!! Bukur fort. Berisha ka se çfarë të mbrojë. Duhet të mbrojë rrugën Milot Kukës edhe si arritje, por edhe si shpenzim. Duhet të mbrojë si arritje furnizimin më të mirë me energji. Por duhet të mbrojë edhe investimet e shumta në infrastrukturë, mbrohet nga abuzimet me tenderët e shumtë dhe në disa vende cilësia e mi... rë e tyre. Të mbrohet nga akuzat për nepotizëm dhe familje mbi kupolë me mbiemrin Berisha që të tjerë i bëjnë dhe që janë jo pak. Të mbrohet nga Gërdeci dhe akuzat për pikërisht këtë lartësi sistemi korruptiv që ky emër propozon dhe të ngjall në çdo moment. Demokracinë e brendshme dhe të Shqipërisë në përgjithësi, por të mbrojë edhe futjen në NATO dhe kërkesën për në BE. Berisha është denti i parë apo dhëmbi i parë. I dyti është Rama dhe i duhet të mbrojë rritjen e tij politike deri në majë të opozitës socialiste, duke qenë një pjesë e anarkizmit intelektual me antikomunizëm bashkuar, i shoqëruar në postin e kreut të PS-së. Të mbrohet nga akuzat për tenderë në Bashki dhe të mbrojë idenë e tij përtej të majtës dhe të djathtës. Rama duhet të mbrojë vetminë e tij në këto zgjedhje, vetmi që nuk ka bashkëpunim me asnjë prej kryetarëve të tjerë të lartë, sëpaku e dukshme kjo gjë, e deklaruar. Rama duhet të mbrojë transformimin e PS-së dhe jo vetëm duhet të mbrojë, por edhe të mbrohet. Ai ka vënë një bast të fortë se e fiton garën i vetëm dhe bëhet kryeministër po i vetëm, për të lënë jashtë LSI-në dhe të tjerë. Rama kërkon fitoren e tij të pushtetit qendror mbasi ka atë të pushtetit lokal të Tiranës. Kjo e fundit është një beteje të tij për të vërtetuar se do të fitojë të gjithën, pasi sikur të ketë edhe pushtetin qendror ai ka pothuaj të gjithë Shqipërinë. Ka të përbashkët me Berishën kërkesën për 71 deputetë, por edhe pushtetin e konsumuar në qeverisjen e Tiranës. I treti është Ilir Meta i vetmi që nuk është në pushtet dhe që kërkon të mbrojë forcën e tij politike e tentuar për tu shkatërruar si nga Berisha dhe Rama ligjërisht me kushtetutën e ndryshuar dhe kodin zgjedhor. Meta kërkon të mbrojë idenë e tij të përfaqësimit të majtë si në përballje me Berishën dhe po ashtu me Ramën e përtej të majtës dhe të djathtës. Meta është në mbrojtje të sistemit të të tretit të domosdoshëm ku dy të parët nuk bëjnë dot pushtetin. Por ky trident është në provë për demokracinë në radhë të parë. Dikush në perëndim është penduar disi se na ka përkrahur më shumë se sa duhet, për integrim sidomos në NATO dhe BE dhe kjo jo si popull, por si politikë dhe produkt demokracie të saj. Sepse dyshojnë në e kjo politikë justifikon ndihmën. Kjo është prova e fundit e dyshimit dhe e para e pranimit me sponsor perëndimor të Shqipërisë dhe politikës së saj. Për këtë edhe Berisha është në një farë ankthi, sepse e di se të tijtë mund të bëjnë ndonjë profkë. Prandaj çon me miliona mesazhe dhe thotë që shqiptarët duhet të votojnë individualisht.
Ai ka harxhuar miliona dhe ka bërë qindra inaugurime të cilat po nuk u përkthyen në 71 deputetë, janë një humbje. Po një humbje sepse tani çdo koalicion që do të bëjë, ka për ta paguar shumë shtrenjtë. Po ashtu edhe Rama ka bast 71-shin dhe çdo shifër me poshtë është një humbje, sepse çdo koalicion po të bëjë, është një dalje jashtë logjikës së tij të qeverisjes e cila është logjika e marrjes së vendimit nga Rama e drejt te populli.
Meta është në lirinë e numrave dhe kyçi i mundshëm i një qeverisje, kur dy të parët nuk kanë nga 71. Është tridenti më i spikatur për nga individualiteti dhe që luan në përgjithësi në anën pushtetërore o të gjithën o...!!????? E pikërisht te 71-shi është edhe frika e madhe e standardeve të këtyre zgjedhjeve. Po për 71 deputetë, ndoshta dikush edhe mund të guxojë të prishë ndonjë sistem dhe ndonjë imazh. Po edhe mund të guxojë dhe kjo do të ishte fatkeqësi. Sepse ne, mund të kemi rrugë të kombit, mund të kemi përtej të majtës dhe të djathtës mund të kemi miliona të hedhura në fushatë dhe miliona premtime si majtas dhe djathtas, por ne nuk kemi akoma demokraci të brendshme të partive të mëdha që preket, dhe siguron pastaj, edhe liri dhe zgjedhje të tilla me standarde lirie në Shqipëri. Ky është edhe problemi i Tridentit Shqiptar Berisha -Meta - Rama. Por edhe e të vegjëlve që do të munden të mbijetojnë në saj të tyre ose edhe vetë po tu jepet shansi...! Ky është problemi i vetëm i këtij vendi. Asgjë tjetër.
Last Updated on Friday, 26 June 2009 02:22