E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Mbrojtjes: Hetim për shpërthimin në Skrapar

Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë për shtyp vjen me një reagim përsa i takon shpërthimit në ndodhur në fabrikën e demontimit të municioneve në Skrapar.
 

Duke shprehur ngushëllime për familjen Mekollari dhe duke ofruar ndihmë të menjëhershme për tre personat e tjerë të plagosur, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes konfirmon se do të merren të gjitha masat emergjente, në shërbim të gjendjes shëndetësore te tyre.  Ministria e Mbrojtjes do të nisë një hetim për këtë shpërthim, ndërkohë që deri në një urdhër të dytë është ndaluar procesi i asgjësimit të municioneve në poligonet e asgjësimit në shkallë vendi.

Ngjarja ka ndodhur në repartin e Bigasit ku si pasojë e një shpërthimi ka gjetur vdekjen një punonjës dhe janë plagosur tre të tjerë. Tre punëtorët janë dërguar menjëherë në Tiranë me një helikopter per kurim, kurse trupi i Mekollarit u dërgua në morgun e qytetit të Skraparit.

Sipas burimeve dhënë për "Ora News", mesohet se shtetasi Drini Tiko eshte larguar nga ambjentet e Spitalit Ushtarak, pasi gjëndja e tij shëndetsore është stabilizuar, ndersa Jetmir Demaj dhe Ilir Kurti, janë jashtë rrezikut per jeten.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›