Tiranë, përplasen tre makina, shkaktohen dëme materiale

Një aksident pa pasoja për jetën është shënuar pak minuta më parë në Tiranë, konkretisht pranë “Shkollës së Bashkuar”, ku tre makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve të fundit për “Ora News” mësohet se dëmet kanë qënë materiale ndërsa nuk ka shkaktuar asnjë të lënduar.
Mësohet se uniformat blu kanë shkuar menjëherë në vendgjarje, për të zbardhur më tej rrethanat sesi ka ndodhur aksidenti, ndërsa kanë vijuar verifikimet.