E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Shqipëria për në Austri, 45-vjeçari

Një 45 vjeçar nga gjermania, i shpallur në kërkim për “Mashtrim komercial” është ekstraduar nga Shqipëria për të vuajtur dënimin në Austri. Interpol Tirana informon se ditën e sotme ka kryer ekstradimin nga Shqipëria drejt Austrisë, ndaj shtetasit gjerman, Wolfgang Manfred Schuster, 45 vjeç, lindur në Augsburg.
 

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata St. Poelten, Austri, ka lëshuar urdhrin e arrestit më datë 15.02.2011, për kryerjen e veprës penale "Mashtrim komercial".
 

Shtetasi Wolfgang Manfred Schuster është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet austriake të drejtësisë pasi në periudhën vjeshtë 2008 - shtator 2009, ka kryer ne Austri nëntë vepra penale, mashtrime të cilat kanë shkaktuar një dëm me vlerë në total prej rreth 50,000 euro.
 

Schuster është arrestuar sot në Morinë, Kukës, gjatë kontrollit në pikën e kalimit kufitar Morinë, me qëllim ekstradimi drejt Austrisë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›