E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: Kolegji Zgjedhor vegël e KQZ

TIRANE- Kryetari i Social Demokrateve Skënder Gjinushi, ka reaguar ashpër pas vendimit të kolegjit zgjedhor, për të mos rregjistruar këtë forcë politike për këshillin bashkiak, në qytetin e Shkodrës. Në një intervistë për NEWS24 Gjinushi, tha se ky kolegj zgjedhor është kthyer në një vegël të komisionit qëndror të zgjedhjeve, dhe qeverisë Berisha.

Gjinushi lëshoi kritika të forta edhe ndaj komisionit të zgjedhjeve, duke e vlerësuar një institucion që prej kohësh vepron nën urdhrat e mazhorancës. Ndërkohë vendimin e vlerësoi absolutisht absurd dhe të pabazuar në ligj.

“Shprehim keqardhjen dhe indinjatën, kolegji kthehet në një maskë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, komision i cili tashmë me katër vetë është kthyer në një kamikaze të Sali Berishës dhe deformimit të zgjedhjeve. Vendimi i marrë sot kundër Partisë Social Demokrate duket qartë absudi i tij. Kolegji Zgjedhor merr urdhra politikë, është në trysni politike. Ne i bëjmë thirrje të clirohet, të mos bëhet pjesë e manipulimit dhe e shkeljes së brazisë së votës, e garës së ndërshme”, u shpreh Gjinushi.

Gjinushi i bëri apel kolegjit, që të clirohet nga politika dhe të marrë vendime të paanshme edhe pse u shpreh pesimist se kjo do të ndodhë. Vendimi i kolegjit zgjedhor, e lë jashtë gare për këshillat bashkiak në Shkodër Partinë Social Demokrate.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjinushi: Kolegji Zgjedhor vegël e KQZ

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›