E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kashar, digjet banesa, vetëm dëme materiale

Një banesë në zonen e Kasharit në Tiranë u përfshi sot nga flakët e zjarrit, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.

Forcat zjarrfikëse, mbështetur nga forcat e rendit, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe më pas shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit.

Flakët e zjarrit mësohet se kanë shkrumbuar thuajse të gjithë banesën. Sipas uniformave blu, tashmë ka nisur punën grupi hetimor për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, të cilat mbeten të panjohura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›