E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe konflikti per pronen nje i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e së hënës në fshatin Spiten të Lezhës. Dede Kovaci 40 vjeç është qëlluar me dy plumba pistolete brenda një lokali, ku kishte dhe persona të tjerë nga bashkëfshatari i tij Marash Gjikola 45 vjeç, i cili më pas është larguar në drejtim të malit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një konflikti për pronën mes autorit dhe të plagosurit. Sipas informacioneve të para autori i plagosjes Marash Gjikola ka pretenduar se i është marrë një copë toke nga Dede Kovaçi, dhe mos gjetja e një zgjidhje mes tyre ka çuar në përdorimin e armës. Policia ka nisur kërkimet për kapjen e 45 vjeçarit që qëlloi me armë mbi bashkëfshatarin e tij, ndërsa ka nisur një hetim për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›