Ministria e Mbrojtjes: Shpërthimi në Poliçan jashtë mureve të uzinës

Ministria e Mbrojtjes
Tiranë, 6 Janar, 11:50, NOA - Shpërthimi i ndodhur në Poliçan, me një të vdekur e një të plagosur, ka detyruar Ministrinë e Mbrojtjes që të reagojë. Gjatë një konference për shtyp të pak minutave më parë, ministria është shprehur në lidhje me incidentin e ndodhur në Poliçan.
Sipas zëdhënëses së kësaj ministrie ngjarja ka ndodhur në orën 8.10 të mëngjesit të sotëm jashtë mureve të Poligonit. Po sipas ministrisë punonjësit ndezën zjarr me mbeturina dhe si pasojë ka shpërthyer një djegore e kalibrit 57 milimetër.
Nga shpërthimi në qytetin e Poliçanit humbi jetën punonjësja e uzinës së çmontimit Suzana Kadiu 50 vjeçe dhe u plagos Adriatik Hysenbelliu.
c.a/NOA