E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlorë, fluks në port, dështojnë tre kalime të paligjshme të kufirit

Emigrantet sot ne portin e Vlores (Foto NOA) Vlorë, 5 Janar, 12:55, NOA - Ka nisur ditën e sotme fluksi i lartë i emigrantëve që largohen nga territori i Shqipërisë në drejtim të Italisë, nëpërmjet portit të Vlorës.

Korrespondenti i agjencisë NOA, njofton  se, vetëm gjatë ditës së sotme me dy tragetet e linjës që operojnë në Vlorë janë imbarkuar rreth 2400 pasagjer dhe rreth 500 automjete. Shifra e ditës së sotme është më e madhja e shënuar gjatë ditëve të patra të vitit 2009.

Drejtori i policisë së kufirit dhe emigracionit për qarkun e Vlorës, Myzafer Elezi, tha se pavarësisht fluksit çdo gjë është nën kontroll.

Ai theksoi se janë marrë të gjitha masat për të evituar trafiqet dhe parandalimin e tyre. Elezi konfirmoi se vetëm gjatë ditës së djeshme kanë qenë tre tentative të kalimit të paligjshëm të kufirit nëpërmjet Portit të Vlorës, ku tre persona kishin prenotuar biletë autobusi dhe tentuan kalimin me dokumentacion të falsifikuar.

U bë parandalimi i këtyre kalimeve, ndërsa janë shtrënguar masat për kontrollet si të pasagjerëve edhe të automjeteve. Nga ana tjetër emigrantët shprehen se radhët janë problem i përhershëm i largimit.

Sipas tyre nuk është vetëm faji i organizimit, por edhe shumësisë së personave që kërkojnë të largohen në të njëjtën kohë. Nga data 2 deri ditën e sotme nëpërmjet portit të Vlorës kanë dalë në total rreth 5 mijë pasagjer dhe 1 mijë automjet.

o.h/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›