Vlorë, gazsjellësi TAP nis studimin e truallit nën det
TIRANE- TAP, nisi dje studimin e fundit të detit pranë bregdetit të Vlorës. Lajmi pasqyrohej nga një media azere, e cila saktësonte se qëllimi i studimit qe grumbullimi i kampioneve pranë bregut shqiptar, përgjatë trajektores së planifikuar për shtrirjen e gazsjellësit.
Në artikullin e publikuar në faqen e saj në internet, media azerbajxhanase “TREND” citonte menaxherin e TAP për Shqipërinë, sipas të cilit, analiza e dyshemesë detare është e nevojshme për të caktuar saktësisht shtrirjen detare të tubacionit, si dhe për veprimet e mëtejshme inxhinierike. Media azere shtonte se “TAP ka kryer një studim të ngjashëm nëndetar në Itali, pranë qytetit San Foka”. “TREND” shtonte më tej se “Konsorciumi Shah Deniz ka përcaktuar së fundmi projektin TAP si rruga prioritare për transportimin e gazit azer drejt Italisë”.
Artikulli i medias azere, mbi nisjen e punimeve në terrenin shqiptar dhe më parë në Itali, vjen në një çast kur projektet gazsjellëse rivale të TAP, të përfshira në garën për transportimin e gazit azer në Evropë, u vunë në lëvizje pas publikimit të lajmit se Shah Deniz kishte zgjedhur projektin Trans Adriatik si më të përshtatshmin.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)