E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Mjedisit akordon një fond për gjelbërimin e ambjenteve shkollore në Elbasan

Me një fond prej 400.000 lekësh, të akorduar nga Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, brenda muajit mars, sipërfaqet e gjelbëra në oborret e shkollave dhe institucioneve publike të qyteteti të Elbasanit do të shtohen. Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Pyjeve dhe Kullotave, Haxhi Murati tha se "në kuadër të fushatës së pyllëzimit, që ka startuar në muajin janar dhe përfundon në fund të muajit mars, Ministria Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave ka akorduar një fond prej 400.000 lekësh për mbjelljen e një sërë fidanësh, si akacie, pemë dekorative, dhe lule të stinës në ambjentet e shkollave të qytetit, si edhe të institucioneve shtetërore". Sipas Muratit, specialistët janë në fazën e tërheqjes së fidanëve dhe pritet që në mesin e këtij muaji ato të mbillen në më shumë se 15 shkolla të mesme dhe nëntë vjeçare të qytetit të Elbasanit. Mbjellja e fidanëve të rinj jo vetëm do të shtojë sipërfaqet e gjelbëra në qytet, por dhe do të sensibilizojë publikun dhe veçanërisht nxënësit e shkollave për rëndësinë dhe vlerën e ruajtjes dhe shtimin e këtyre sipërfaqeve.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›