Krimet e Renda, deshtojne me hetimet ndaj Lazes
Tirane- Prokuroria e Krimeve te Renda ka ndryshuar dje akuzen ne ngarkim te ish- presidentit te Klubit te Sportit Elbasani, Arben Laze. Dosja hetimore i ka kaluar per kompetence Prokurorise se Lushnjes. Burime nga Prokuroria e Krimeve te Renda, shpjeguan se gjate hetimeve disa mujore, akuza nuk arriti te provonte se nga kishte ardhur sasia e lendes narkotike ne vendin tone. Mungesa e provave ka bere qe hetimet t'i kalojne per kompetence, Prokurorise se Lushnjes, qytet ne te cilin edhe u kap sasia prej nje kilogram lende narkotike, e llojit heroine. Per kete fakt Prokuroria e Krimeve te Renda dje, ka ndryshuar akuzen ne ngarkim te Lazes nga "trafik i lendeve narkotike" ne "mbajtje te lendeve narkotike". Burimet kane shtuar se droga e sekuestruar dyshohet te jete mbajtur per konsumim personal. Akteve hetimore, te cilat i kane kaluar per hetime te metejshme Prokurorise se Lushnjes, i jane hequr te gjitha pergjimet e kryera, si dhe disa veprime procedurale te kryera nga prokuroria, ne drejtim te linjes se trafikut. Gjate tre muajsh hetime, prokuroria dyshonte se Laze kishte ngarkuar me detyre vellane e tij, Fatjon Lazen, te kryente rolin e transportuesit te droges per t'ia dorezuar mallin, porositesit fierak Arben Priftit. Pas lenies se detyrave, ai eshte nisur drejt Maqedonise, ku mendohet se ka ikur per te shlyer detyrimet e droges, por edhe per te nxjerre alibine, se ai nuk kishte dijeni pasi ndodhej ne Maqedoni. Nje dite me pas, kur Laze ka kaluar traun e doganes se shtetit fqinj Maqedonise, me t'u paraqitur ne doganen shqiptare te pikes kufitare te Qafe Thanes, atij i jane vene prangat ne duar. Laze, gjate tre muaj hetimesh te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, si dhe gjate caktimit te mases se sigurise, ne dy shkallet e gjyqesorit, ka mohuar te kishte lidhje me trafikun e lendes narkotike. Ndersa i vellai i tij Fatjon Laze, i arrestuar se bashku me te, ka marre persiper autoresine e krimit. Gjate hetimeve ai ka deklaruar se Laze, nuk ka pasur dijeni per trafikun e droges.
Arrestimi i presidentit te Klubit Elbasani
Presidenti i Klubit Elbasani, ra ne pranga ne saje te operacionit te koduar "Mesfushori", me 24 dhjetor te vitit te kaluar. Se bashku me Lazen u arrestua i vellai i tij Fatjoni, Arben Prifti dhe Shkelqim Hyzmo. Arrestimi i kater te pandehurve, erdhi menjehere pas informacioneve te marra ne rruge operative, si dhe nje aksioni te zhvilluar njekohesisht ne Elbasan, Fier dhe Divjake. Pikerisht venia ne pranga ne Kthesen e Divjakes, te 43- vjecarit Hyzmo, shtriu me tej hetimet dhe ne arrestimin e tre personave te tjere.
Presidenti i Klubit Elbasani, gjate arrestimit te tij ishte duke pire kafe ne nje lokal ne rrugen "Qamil Guranjaku", 800 metra larg Policise se Elbasanit.