Humbin femije nga shperthimi i Gerdecit, cifti kerkon 10 milione leke shperblim
Tirane- Nje cift, qe nuk ka arritur dot te behen prind, per shkak te shperthimit te tragjedise se Gerdecit, kerkon demshperblim prej 10 milione lekesh. Adriatik dhe Anisa Sogani, i jane drejtuar Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me nje padi civile, duke akuzuar tre institucione, si shkaktare te humbjes se femijes se tyre. Pale paditese ne kete proces jane firma Meico (military export import company), Ministria e Mbrojtjes dhe kompania Southern Ammunition Company inc. Kerkesa ka si lloj te ceshtjes, "padi shkaktim demi", Neni 608-654 te Kodit Penal. Dje eshte hedhur edhe shorti elektronik ne Gjykaten e Tiranes, ku si gjyqtar per shqyrtimin e kesaj ceshtjeje eshte caktuar Altin Shkurti. Ky i fundit pritet qe ne ditet ne vazhdim, te caktoje edhe seancen e pare gjyqesore. Ne kete seance, te dyja palet do te paraqesin pretendimet e tyre.
Cifti Sogani, percaktonte ne padi se kerkon shperblim dhe kompensim te demeve pasurore dhe jopasurore, te shkaktuara familjes se tyre, si pasoje e demtimit te shendetit, te paditeses Anisa Soga dhe humbjen e femijes se saj. Ne kerkese padine drejtuar gjykates, behej me dije se paditesja, ishte shtatzene kur ka ndodhur tragjedia e Gerdecit. Por si pasoje e shperthimit, ajo ka humbur femijen e saj. Per kete fakt cifti i drejtohet gjykates dhe kerkon nje demshperblim, ne shumen 10 milione leke.