E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Punes atribuon ndihme sociale per tri familje

Keshilli i Ministrave se shpejti do te shqyrtoje projektvendimin per dhenien e ndihmes sociale tri familjeve ne nevoje. Ministri i Punes, Çeshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta, Kosta Barka, ka paraqitur prane Keshillit te Ministrave projektvendimet per dhenien e ndihmes se menjehershme financiare prej 2 milione lekesh. Kjo ndihme financiare i akordohet familjes se minatorit Sami Doga, qe humbi jeten ne nje aksident tragjik disa dite me pare ne minieren e Bulqizes. Kesaj familjeje do t’i jepet nje ndihme financiare prej 1 milion lekesh. Nga shuma e pergjithshme, ndihme do t’i akordohet edhe familjes se sportistit Kristaq Eksarko, i cili eshte invalid i grupit te dyte dhe me gjendje jo te mire shendetesore. Familja e sportistit do te ndihmohet financiarisht me nje shume prej 500 mije lekesh. Po e njejta ndihme financiare eshte kerkuar t’i jepet edhe familjes se 9-vjeçarit Kei Robert Koçiu, i cili vuan nga “Talasemia Major” dhe ka kryer edhe nje transplant te palces kockore ne Itali. Efektet financiare per zbatimin e ketyre projektvendimeve do te perballohen nga fondet e Ministrise se Punes per vitin 2007.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›