Rriten pagat per nepunesit e nente institucioneve shteterore
Qeveria percakton rritje page per punonjesit e KSHC-se, Autoritetin e Konkurrences, Inspektoratin e Deklarimit te Pasurive, Autoritetin e Mbikeqyrjes Financiare, ERT, ERE, Entin Rregullator te Furnizimit me Uje, KKRT-ne dhe Avokatin e Prokurimeve. Rr
Erald Kapri
Qeveria ka miratuar ne mbledhjen e dites se djeshme disa ndryshime ne strukturen e pagave te punonjesve te emeruar ne institucionet e pavarura shteterore. Keshtu, per nente institucione te pavarura, si per Komisionin e Sherbimit Civil, Autoritetin e Konkurrences, Inspektoratin e Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, Autoritetin e Mbikeqyrjes Financiare, Entin Rregullator te Telekomunikacioneve, Entin Rregullator te Energjise, Entin Rregullator te Sektorit te Furnizimit me Uje dhe Largimit e Perpunimit te Ujerave te Ndotura, Keshillin Kombetar te Radios dhe Televizionit dhe Avokatin e Prokurimeve, do te kete shtesa ne pagat e punonjesve te tyre. Sipas vendimit te djeshem, nepunesit e emeruar ne rast se kane arsimim te larte do te kene nje page 10 mije leke me te larte se paga minimale. Ne rast se kane eksperience, paga do te jete 2 per qind me e larte per çdo vit pune. Nderkohe, nje nga vendimet e fundit te qeverise qe shprehet se çdo punonjes ne administrate i cili ka arsimim ne nivel master do te perfitoje 10 mije leke dhe kush ka doktorature 25 mije leke shtese, do te ekzekutohet edhe per nepunesit e emeruar te ketyre nente institucioneve te pavarura. Keshtu, ne rast se je nepunes i emeruar ne administrate, pra pa status te nepunesit civil, por qe ke nivel arsimimi te larte, atehere do te perfitosh shtesat e mesiperme ne page.
Ndryshimet
Per nepunesit civile apo nepunesit e emeruar ne keto nente institucione te permendura me lart, kjo shtese jepet ne kushtet e perputhjes se kualifikimit, grades apo titullit shkencor, me pershkrimin e pozicionit te punes, pas miratimit, rast pas rasti, nga njesite e personelit. Ne rastin kur çdo nepunes ne keta institucione ka kualifikim, grade apo titull me te larte se ai i percaktuar per pozicionin e punes, ai perfiton vetem shtesen e percaktuar per pozicion. Nderkohe ne rastin kur çdo nepunes ka kualifikim, grade apo titull me te ulet se ai i percaktuar per pozicionin e punes, ai perfiton shtese ne perputhje me kualifikimin, graden apo titullin qe ka. Ne çdo rast si me siper, pavaresisht nga kualifikimi, grada apo titulli, nepunesit civile apo te emeruarit perfitojne vetem shtesen per graden apo titullin shkencor me te larte qe kane.
Emerimet e luksit
Vendimi i djeshem i qeverise ka percaktuar se struktura dhe nivelet e pagave per nepunesit e kabineteve te institucioneve te mesiperme kane pesuar ndryshime. Keta punonjes, te cilesuar si punonjes “luksi”, por te domosdoshem, kane perfituar shtesa page. Drejtori і kabinetit barazohet ne page me nepunesin civil, te kategorise II-a ose nje nivel me lart se aktualisht dhe Keshilltari se bashku me zedhenesin e shtypit barazohen ne page me nepunesin civil, te kategorise II-b, perseri nje shkalle me lart. Paga e sekretarit te pergjithshem te ketyre institucioneve do te trajtohet njesoj si nepunesi civil per kategorizimin dhe perfitimin duke filluar nga paga baze prej 47 500 lekesh ne muaj. Ky nivel page llogaritet mbi vleren 10 mije leke qe eshte percaktuar ne rast se ka kualifikimin e arsimit te larte. Institucionet e permendura me siper per aplikimin e shteses per kualifikim duhet te zbatojne rregullat e udhezimit te perbashket te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, Ministrise se Financave dhe Departamentit te Administrates Publike.
Specialistet e privilegjuar
Specialistet e administrates, pergjegjesit e sektorit dhe drejtoret e drejtorive, te cilet punojne ne pozicione qe lidhen me procesin e informatizimit te veprimtarise se administrates publike, do te kene nje shtese ne pagen e tyre. Vendimi percakton se keta specialiste ne menyre te detyrueshme duhet te jene me arsim te larte, ne deget Inxhinieri elektronike apo Informatike. Kjo kategori specialistesh apo nepunesish perfiton nje shtese per punen e tyre te veçante qe sherben per informatizimin e administrates shqiptare, nje sasi prej 15 mije lekesh mbi pagen mujore te kategorise perkatese qe eshte percaktuar nga institucioni ku ata punojne. Vendimi i djeshem i qeverise hyn ne fuqi pas botimit ne Fletoren Zyrtare dhe і shtrin efektet financiare mbas hyrjes ne fuqi me perjashtim te Avokatit te Prokurimeve.
Llogaritja e pages
1. Paga baze
Paga baze ka tre nenkomponente:
a) Paga e grupit, e cila caktohet per nivelin arsimor te kerkuar per ate vend pune.
b) Shtesa per vjetersi.
c) Shtesa per kualifikim.
2. Shtesa per pozicionin e vendit te punes, qe shperblen vleren relative te çdo pozicioni dhe rrethana te veçanta te tij.
3. Shtesa per kushtet e punes, qe shperblen kushtet e veçanta te punes.
4. Shtesa per rezultate shume te mira ne pune jepet mbi bazen e vleresimit te rezultateve ne pune dhe mundesive buxhetore te çdo institucioni. Kjo shtese mund te jepet vetem nje here ne vit dhe nuk eshte pjese e pages.
Shtesat
Specialistet elektronike 15 mije leke shtese
Nepunesit me arsim te larte 10 mije leke mbi pagen minimale
Nepunesit me master 10 mije leke shtese
Nepunesit me doktorature 25 mije leke shtese
Institucionet perfituese
Komisioni i Sherbimit Civil
Autoriteti i Konkurrences
Inspektoriati i Larte i Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive
Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare
Enti Rregullator i Telekomunikacioneve
Enti Rregullator i Energjise
Enti Rregullator i Ujit
Keshilli Kombetar i Radios dhe Televizionit
Avokati i Prokurimeve
Kur nepunesit do te perfitojne shtesa te tjera
Vendimi i qeverise ka percaktuar edhe nepunesit e institucioneve te mesiperme qe nuk perfitojne shtesa page pa nje miratim te Keshillit te Ministrave. Sipas vendimit, nepunesit e kabineteve, nepunesit civile dhe nepunesit e institucioneve te nente institucioneve te permendura nuk perfitojne shtesa te tjera mbi page, te percaktuara me akte te tjera nenligjore, te Keshillit te Ministrave. Pra keta punonjes nuk perfitojne shtesa pa percaktuar nje gje te tille vete Keshilli i Ministrave. Per punonjesit mbeshtetes te institucioneve, Komisionin e Sherbimit Civil, Autoritetin e Konkurrences, Inspektoratin e Larte te Kontrollit dhe Deklarimit te Pasurive, Autoritetin e Mbikeqyrjes Financiare, Entin Rregullator te Telekomunikacioneve, Entin Rregullator te Energjise, Entin Rregullator te Sektorit te Furnizimit me Uje dhe Largimit e Perpunimit te Ujerave te Ndotura, Keshillin Kombetar te Radios dhe Televizionit dhe Avokatin e Prokurimeve zbatohet lidhja qe ekziston ne percaktimet ligjore ne baze te vendit te punes dhe institucionit ku punon.
20 Dhjetor 2007