E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria kategorizon shperblimet ne administraten publike

Shperblimet dhe vleresimet e nepunesve civile do te jene ne dore te eproreve te tyre. Vendimi i qeverise rrit varesine e administrates nga Ekzekutivi. Procesi rrezikon vleresime subjektive dhe konflikte ne administrate
Shaban Sulçe

Nese nuk keni raporte te mira me eprorin tuaj te zyres, perpiquni sa me shpejt qe t’i rregulloni ato. Minimalisht do te ruani vendin e punes dhe maksimalisht do te shperbleheni me nje rroge mujore ne fund te vitit. Keshilla e mesiperme vlen per te gjithe punonjesit e administrates publike shqiptare, varesia e te cileve ndaj eproreve eshte thelluar edhe me teper pas vendimit me te fundit te Keshillit te Ministrave. Vendimi i djeshem i qeverise ua ka deleguar kompetencat e vleresimit te punonjesve te administrates eproreve te tyre te drejtperdrejte. Keta te fundit kane ne dore vleresimin e punes te punonjesve te administrates. Sipas vendimit te qeverise, ky vleresim do te jete mbi bazen e kater niveleve, te cilat jane: “Shume mire”, “Mire”, “Kenaqshem” dhe “Jo mjaftueshem”. Tri nivelet e para jane vleresime pozitive, qe lidhen drejtperdrejt me proceduren e konfirmimit ne fund te periudhes se proves, te levizjes paralele dhe ngritjes ne detyre. Gjithashtu, per keto tri nivele, nepunesi civil shperblehet ne vlere monetare ne fund te vitit te vleresimit te rezultateve individuale, nderkohe qe niveli 4 eshte vleresim negativ. Por qeveria vete ka pranuar ne kete vendim se i gjithe ky proces kercenohet nga vleresimi subjektiv, duke i lene punonjesit e administrates publike ne dore te kendveshtrimeve dhe gjykimeve personale te punonjesve te tyre. “Vleresimi i arritjeve vjetore eshte nje proces kompleks, i cili, nese nuk vleresohet siç duhet, rrezikon te kthehet ne nje proces subjektiv. Menaxheret e çdo institucioni duhet te kuptojne se vleresimi i arritjeve vjetore ndikon ne rritjen e performances se punonjesve dhe nuk perdoret si mjet per shkaktimin e konflikteve ndermjet eprorit dhe vartesit/sve. Duke qene se menaxheret jane pergjegjes per motivimin e vartesve te tyre, per te kryer nje pune me nivel te larte, duhet te mbajne parasysh, se ne nje mjedis pune, ku ekzistojne marredhenie konfliktuale, motivimi i punonjesve eshte i ulet, duke ndikuar negativisht ne performancen e pergjithshme te sektorit/drejtorise/institucionit”, thuhet ne vendimin e djeshem te qeverise.
Sipas ketij vendimi, vleresimi eshte i hapur per punonjesit dhe duhet te miratohet e nenshkruhet nga eprori i drejtperdrejte i zyrtarit, qe ben vleresimin.
Kundershtite
Ne vendimin e djeshem te Keshillit te Ministrave, vetem ne nje paragraf te shkurter te ketij vendimi percaktohet rruga qe duhet te ndjekin nepunesit, te cilet do te jene kunder vleresimeve qe u jane bere nga eproret e tyre te drejtperdrejte. “Punonjesi perkates, pavaresisht se mund te mos jete dakord me nivelin e vleresimit te bere nga eprori, duhet te nenshkruaje ne seksionin E, ku te deshmoje per marrjen e njoftimit te vleresimit te rezultateve personale”, thuhet ne vendimin e qeverise.
Perllogaritja e shperblimeve
Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, shperblimet per mbarevajtjen ne pune behen ne baze te performances vjetore te secilit nepunes civil. Marrja e vleresimit “Shume mire” do te perkoje me dhenien e nje shperblimi prej nje rroge te plote, vleresimi “Mire” me nje shperblim rreth 75% te pages mujore, 50% do te jete vleresimi i atyre punonjesve qe do te vleresohen me nivelin “kenaqshem”, ndersa punonjesit qe do te vleresohen me nivelin “pamjaftueshem” do t’u mohohet dhenia e shperblimeve. Dhenia e shperblimeve per nepunesit e administrates publike shqiptare do te behet ne nje pagese te vetme, gjate muajit dhjetor, muaj ne te cilin do te mbyllet edhe viti i vleresimit dhe presupozohet qe te jete kryer vleresimi i mbarevajtjes se punes. Ky shperblim do te llogaritet ne baze te pages totale qe
qe ka marre individi gjate vitit te vleresimit. Rrjedhimisht, personat qe jane emeruar ose ngritur ne detyre gjate vitit te vleresimit, do te marrin nje shperblim, qe reflekton periudhen e tyre te punes, ne rast te emerimeve te reja dhe te pagave te niveleve te ndryshme, qe ka marre ne rastet e ngritjeve ne detyre. Nepunesit qe pushohen nga puna para fundit te tetorit, nuk perfshihen ne shperblimet per mbarevajtjen ne pune.
Pergjegjesia
Sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, eshte pergjegjesi e eproreve te drejtperdrejte miratimi i objektivave te vendit te punes per stafin qe varet prej tyre. Hapesira deri ku punonjesit do te marrin pjese ne percaktimin e objektivave te tyre varet nga eprori i drejtperdrejte. Ky vendim kerkon kujdes ne procesin e percaktimit te objektivave, te cilat duhet te diskutohen dhe t’i behen te njohura te gjithe stafit nga eprori i drejtperdrejte, ne nje vend te dukshem, ne fillim te vitit te vleresimit (ose ne fillim te periudhes se proves), duke u mbeshtetur, keshtu, ne parimet baze te sistemit. Duhet te tregohet kujdes per dallimin e detyrave te percaktuara ne pershkrimin e punes (qe tregon qellimin pse ekziston ai vend pune dhe çfare do te beje punonjesi, qe punon ne ate vend pune) dhe objektivave vjetore, te percaktuara per çdo punonjes (qe mund te ndryshojne kohe pas kohe, ne funksion te misionit te institucionit, drejtorise, sektorit, prej nga rrjedhin edhe detyrat e percaktuara ne pershkrimin e punes). Ne rastet kur nje pjese e personelit kryen te njejtin funksion, ata do te kene objektiva te njejta. Kur vendi i punes eshte i veçante, ose eshte nje gershetim i elementeve te dy ose tri vendeve te tjera, punonjesve dhe eproreve te drejtperdrejte mund t’u kerkohet te perfshihen me ngushte ne percaktimin e objektivave per vendin e veçante te punes. Megjithese vendimi perfundimtar per objektivat e nje vendi pune u takon drejtuesve, eshte e rendesishme, qe ata te keshillohen me personelin e tyre, per t’u siguruar se objektivat plotesojne kriteret, qe jane percaktuar ne piken 4. Gjithashtu, eshte shume e rendesishme qe objektivat te jene te arritshme dhe te matshme, gje qe do te ndikonte pozitivisht ne realizimin me sukses dhe me me shume objektivitet te vleresimit te arritjeve vjetore individuale te nepunesve civile.”

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›