E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshojne procedurat per t’u punesuar

Te gjithe punekerkuesit duhet t’u nenshtrohen edhe disa procedurave te reja per te siguruar nje pune ne zyrat e punesimit. Qeveria ka ndryshuar dje procedurat per t’u punesuar nje punekerkues, duke shtuar ne to edhe disa te tjera. Çdo person, qe kerkon pune ose pune te re, duhet te regjistrohet si punekerkues i papune ne zyren perkatese te punesimit, per te perfituar nga sherbimet e punesimit, programet aktive te punesimit, si dhe programet e tjera shteterore te mbeshtetjes me te ardhura. Sipas vendimit te fundit te qeverise nje punekerkues ne zyren e punesimit duhet te paraqese jo vetem librezen e rregullt te punesimit, por duhet te beje te ditur me shkrim edhe e percjell, periodikisht, kete informacion ne zyren perkatese te punesimit. Gjithashtu, zyra perkatese e punesimit duhet te pajis me vertetim çdo punekerkues, qe perfiton ose do te perfitoje nga ofrimi i sherbimeve dhe programet aktive te punesimit, si edhe nga programet e tjera shteterore te mbeshtetjes me te ardhura.

20 Dhjetor 2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›