BB: Shqipëria ka lehtësuar procedurat për biznesin
investimeve të huaja në 87 vende të botës. Në raport thuhet se me një vlerësim 95 % në investimet në të gjithë sektorët, Shqipëria ka tejkaluar me 5 për qind vendet e OECD-së, 25 vendet më të zhvilluara, dhe me 2 për qind vendet e rajonit që përfshijnë Europën Juglindore dhe Azinë Qendrore. Raporti merr në analizë tregues të tillë si investimi në sektorë të ndryshëm të ekonomisë, hapja e një biznesi të huaj në vend, përdorimi i tokës, apo marrja me qira e saj dhe gjykimi i mosmarrëveshjeve tregtare. Në investimet në sektorë të ndryshëm, raporti thotë se 30 nga 33 sektorë janë plotësisht të hapur për investime të huaja. Për të hapur një biznes të huaj në Shqipëri duhen 7 procedura dhe 7 ditë, më shpejt se në vend e zhvilluara dhe te rajonit. Një kompanie të huaj nuk i duhet të marrë miratim për të investuar, thotë raporti, edhe pse për të hyrë në sektorin e tregtisë ndërkombëtare duhet të regjistrohet në doganë, në mënyrë që të importojë të mira. Në këtë indikator Shqipëria është vlerësuar 98 %, në një kohë që vendet e Europës dhe Azisë Juglindore dhe rajoni me 71 %. Toka industriale dhe gjykimi i mosmarrëveshjeve tregtare janë vlerësuar gjithashtu me 70 dhe 68 % vlerësim i njëjtë me vendet e rajonit.