Kartelat elektronike, në 4 milionë banorë regjistrohen vetëm 720 mijë shtetas
vetë drejtoresha e ISSH-së Hana ka deklaruar se janë regjistruar rreth 720 mijë persona ndërkohë që në të gjithë vendin numërohen rreth 3,9 milionë njerëz rezidentë dhe jo të tillë. Sipas skemës të gjithë pacientët në vend, do të jenë të pajisur me kartela elektronike. Ky është nga projektet e rëndësishme që ka ndërmarrë Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, ku nëpërmjet një regjistri elektronik, tashmë do të ketë një evidentim të saktë të numrit të personave që mbulohen me shërbim bazë, sipas qendrave shëndetësore të kujdesit parësor. Deri tani janë regjistruar rreth 720 mijë persona. "Faza e parë tashmë ka përfunduar, ishte regjistrimi i popullatës nga ana e mjekëve të familjes, me qëllim evidentimin e saktë të banorëve në zonën e tyre të mbulimit dhe evidentimin e banorëve rezidente, dhe jo rezident. Faza e dytë, ka të bëjë me hedhjen e skedave të pacientit në regjistrit elektronik online, duke përmbushur dhe një nga prioritetet e qeverisë, siç është e-goverment dhe në fushën e shëndetësisë", bëri të ditur Elvana Hana, drejtoreshë e ISKSH-së. Nga të dhënat e fundit janë regjistruar pranë mjekut të familjes në të gjithë vendin rreth 3,9 milionë njerëz. Përfundimi i këtij procesi sipas drejtueses së ISKSH-së, do të ndihmojë në lëvizjen me lehtësi të popullatës dhe zbatimin e parimit të zgjedhjes së lirë të mjekut të familjes. Nga hedhja e të dhënave në mënyrë elektronike në qendrat shëndetësore janë regjistruar deri tani 730 mijë persona, ndërkohë që evidentimi i saktë i numrit të banorëve të regjistruar pranë mjekut të përgjithshëm dhe të familjes në të gjithë Qendrat Shëndetësore të kujdesit parësor, ka qenë një ndërmarrje e rëndësishme e Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Ky proces u realizua nëpërmjet regjistrimit aktiv të gjithë popullatës rezidente pranë qendrave shëndetësore të kujdesit parësor nga ana e mjekëve të familjes, u shpreh drejtoresha e ISKSH-së Hana. Sipas saj qëllimi i këtij procesi ishte evidentimi i saktë i numrit të personave që mbulohen me shërbim shëndetësor bazë, të regjistruar pranë çdo mjeku të përgjithshëm dhe të familjes sipas Qendrave Shëndetësore të kujdesit parësor. Gjithashtu evidentimi i saktë i ngarkesës së sëmundshmërisë kronike të diagnostikuar.
Neurologjia në QSUT merr emrin e profesorit të nderuar Bajram Preza
Spitali i Neurologjisë në QSUT ka marrë emrin e ish profesorit të nderuar të kësaj fushe Bajram Prezës. Në ceremoninë e zhvilluar ditën e djeshme për me këtë rast, kanë marrë pjesë drejtues të shëndetësisë në vend si dhe drejtues të Shoqatës Tirana.
Bajram Preza, themeloi këtë shërbim në vitin 1978 dhe bëri të mundur ngritjen e polit të neuro-shkencës në vendin tonë, pikërisht me neurologjinë, neurokirurgjinë dhe psikiatrinë. Këtë vizion, prof. Preza e ka pasur 40 vjet më parë, ashtu sikurse funksionon edhe sot ky shërbim. Ky spital sipas drejtuesve mban peshën kryesore në vend për trajtimin e pacientëve me sëmundje neurologjike. Ky shërbim sot ofron mbi 3500 konsulta gjatë nj viti dhe 2500 shtrime. Ndërkohë që një tjetër lajm i mirë është edhe investime të reja në spitalin e neurologjisë të cilat do të rrisin shërbimin cilësor ndaj pacientëve kanë pohuar drejtuesit e QSUT-së. Të dhënat tregojnë se Shqipëria regjistron çdo vit rreth 1000 raste të reja të sëmundjeve të kokës, ku vendin e parë e zënë shtrimet në spital nga hemorragjia cerebrale, ndërsa si sëmundje kronike epilepsitë. Sipas shefes së Pavijonit të Neurologjisë, Jera Kruja, megjithë rastet e reja, vendi ynë njihet si vend me incidencë stabël dhe me përhapjen e sëmundshmërisë në popullatë njësoj si në botë.