Ministria e Punës, ndihmë financiare për minatorin
Ministria e Punës ka akorduar një ndihmë të menjëhershme financiare në masën 1.000.000 lekë për familjen e minatorit Njazi Alliu, që humbi jetën pak ditë më parë në Minierën e Bulqizës. Kjo ndihmë u miratua të mërkurën me vendim të Këshillit të Ministrave, për t’i ardhur në ndihmë familjarëve të të ndjerit. Të ardhurat do t’i shkojnë familjes Alliu për përballimin e kësaj situate. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga Fondet e Programeve të Ministrisë së Punës për vitin 2008. Minatori Njazi Alliu humbi jetën pak ditë më parë duke punuar në pjesën e brendshme të Minierës së Bulqizës, ku një masë e madhe metali iu rrëzua mbi trup.
28 Shkurt 2008