Ministria e Punëve Publike kërkon një koordinator të ri
Aplikimi
Edhe pse problemet duken në plan të parë të zgjidhura, ka ende detaje jo pak të rëndësishme që duhen marrë në konsideratë. Kështu, qeverisë, në mënyrë të veçantë Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve, i nevojitet patjetër personi i duhur, koordinator i projektit, që tashmë është vakant. Nuk mund të themi me siguri nëse kërkohet zëvendësuesi i Malltezit, por ajo që konfirmohet është pozicioni i lirë për koordinator projekti për zonën e Porto Romanos, pjesë e “menaxhimit të integruar dhe pastrimit të zonës bregdetare”. Aplikimet mbyllen në datë 2 shkurt dhe pozicioni është me kohë të plotë.
#