E Diel, 1 Nëntor 2026

KESH: Nuk po shkarkohen më ujëra nga Fierza, Komani apo Vau i Dejës, ja nivelet

Tiranë, 16 janar, NOA - Të dhënat më të fundit
që i përkasin orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në kaskadën e Drinit tregojnë se
atje nuk po kryhet më shkarkimi i ujërave nga Fierza, Komani apo Vau i Dejës.

Të raportuara nga Koorporata
Elektroenergjetike Shqiptare në kuadrin e publikimit periodik të situatës në
kaskadat e hidrocentraleve kryesore në vend, ato tregojnë edhe faktin se shënohet
një ulje e nivelit të ujit në to.

Sipas tyre, prurjet në Fierzë llogariten 350
metër kub për sekondë, ndërsa derdhjet janë në nivelin prek 600 metër kub në
sekondë.

Në kaskadën e HEC-it të Fierzës thuhet se lartësia
e ujit ka arritur në nivelin prej 289.91 metrash nga 296 metra që është
kapaciteti i saj maksimal.

Ndërsa për hidrocentralin e Komanit Koorporata
Elektroenergjetike Shqiptare njofton se aktualisht ai ndodhet në kuotën e 170.69
metrave, ndërsa kapaciteti i tij maksimal kap kuotën e 175 metrave. 

Po nga të dhënat zyrtare mësohet se në Vaun e
Dejës niveli është 74.64 metra, nga 76 metra që është maksimumi i lejuar.

n.e/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›