E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar morën ndihmë mjekësore, sot konsultë e zgjeruar për protestuesin e dëmtuar në sy

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informoi sot mbi gjendjen e të lënduarve gjatë protestës së djeshme.

Sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore dhe poliklinikat bëhet e ditur se në strukturat shëndetësore janë paraqitur 23 të lënduar.

Konkretisht në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 16 të lënduar prej të cilëve 12 protestues, njëri i lënduar në sy; 2 përfaqësues të medias dhe 2 efektivë policie.

Për protestuesin e lënduar në sy, MSHMS informon se është kryer dje ndërhyrja kirurgjikale e urgjencës. Ndërkohë sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar, me ekip të përbashkët profesionistësh të SUT dhe QSUT për të përcaktuar vijueshmërinë e trajtimit.

Ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, janë paraqitur: 1 deputet; 1 protestues; 2 efektivë policie dhe 1 përfaqësues i medias. Të lënduarit kanë marrë mjekimin dhe kanë lënë ambjentet e QSUT.

Po ashtu edhe në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.2, Tiranë janë paraqitur 2 efektivë policie, të cilët kanë marrë trajtim e nevojshëm dhe janë larguar.

/m.m/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›