Ministria e Shëndetësisë: Katër kalimtarë dhe një efektiv policie trajtim mjekësor te Trauma

TIRANË, 20 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale bëri një përditësim të situatës së të plagosurve që po marrin trajtim mjekësor në Spitalin Universitar të Traumës dhe Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Në përditësimin e orës 21:00, MSHMS informon se në urgjencën e SUT janë katër kalimtarë, njeri prej tyre deklaron se është lënduar dje gjatë protestës. Një tjetër u shtrua pas ekzaminimeve. MSHMS bën me dije se bëhet fjalë për një efektiv policie.
Ndërsa, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka marrë mjekim një protestuese, e cila është larguar tashmë nga QSUNT.
/e.i/r.e/