E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti për buxhetin e 2010-ës: Ky buxheti më i mirë

TIRANE- Pak ditë pas miratimit nga qeveria, ministry i Ekonomisë Dritan Prifti ka deklaruar se buxheti i vitit 2010 do të bëjë të mundur rritjen e pagave dhe pensioneve në masën 10%, rritje e cila do të fillojë nga 1 korriku i vitit të ardhshëm.
Para mediave, ministri Prifti tha buxheti i vitit që vjen është më i miri në historinë e qeverive shqiptare dhe se rritj ekonomike prej 12% që është parashikuar do ti mundësoje kësaj maxhorance ti përmbahet shumicës së premtimeve elektorale.

“Një gjë që vërtet na ndan dhe na vecon nga të gjithë vendet e tjera europiane dhe sidomos nga vendet fqinjë, është parashikimi që kemi për të rritur rrogat dhe pensionet. Parshikohet një rritje prej 10% e rrogave dhe pensioneve duke filluar nga data 1 korrik e vitit që vjen.” shpjegoi Prifti ndërsa nënvizoi se një kujdes i vecantë do ti kushtohet investimeve në sektorin e bujqëisë sidomos në skemën e ndihmës ekonomike.
Sipas Ministrit të Ekonomisë kjo ndihmë do të synojë të shkojë drejt familjeve të varfra, numri i të cilave ka vazhduar të rritet.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›