Reshjet e shiut, përmbytje dhe dëme në disa rrethe të vendit

Disa rrethe të vendit janë zgjuar mëngjesin e së shtunës nën zotërimin e ujit. Reshjet e nisura që nga mbrëmja e së premtes kanë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor, kalimtarëve madje kanë shkaktuar dëmë në disa zona.
Banorët e shumë zonave të Durrësit janë zgjuar të shtunën nën ujë dhe pa energji elektrike. Situata më e vështirë paraqitet në zonën e Ish Kënetës, në Nish Tulla, zonën e Plazhit, Stacionin e Trenit, Lagjen Numër 15 dhe atë numër 18. Dhjetra banesa janë përmbytur, ndërsa dëmi ekonomik llogaritet i konsiderueshëm.
Shkak për përmbytjen ka qenë mosfunksionimi i kolektorit të shkarkimit të ujrave, që ka bërë që uji i grumbulluar të vërshojë jashtë shtratit të kanalit të shkarkimit në Spitallë dhe të përmbysë zonat përreth.
Nga Bordi i Kullimit mësohet se dy hidrovorëte Porto Romanos dhe Hamallajt punojnë me kapacitet të plotë.
Ndërkohë Shtabi i Emergjencave do të mblidhet për të bërë verifikimin e dëmeve dhe përcaktimin e masave që duhen marrë.
Reshjet e 24 orëve të fundit kanë përkeqësuar situatën e përmbytjeve edhe në rrethin e Lezhës.
Me dhjetra shtëpi në fshtat e Lezhës dhe Shëngjin janë nën pushtetin e ujit. Kjo situatë ka bërë që dhjetra familje të braktisin banesat pasi janë bërë të pabanueshme.
Në Shëngjin kanë mbërritur edhe forcat zjarrfikëse të cilët po punojnë për evadimin e ujit nga shtëpitë e përmbytura.
Shirat kanë krijuar probleme edhe në qytetin Lezhës.
Në fshatin Barbullojë, rreth 70 familje janë të bllokuara si pasojë e reshjeve. Në këtë rreth probleme hasen edhe në rrugë, cka vështirëson lëvizjen e mjeteve dhe këmbësorëve. Shkak për këtë situatë në rrethin e Lezhës nuk janë vetëm reshjet e dendura të ditëve të fundit, por edhe edhe bllokimi i kanaleve kulluese.
Përmbytje massive janë shënuar edhe në rrethin e Krujës.
Zonat më problematike janë Komunat e Thumanës dhe Bubqit, ku qindra hektarë tokë janë nën ujë.
Reshjet po shkaktojnë vështirësi edhe në lëvizjen e mjeteve dhe njërëzve.
Edhe në rrethin e Krujës, përmbytjet po shoqërohen me ndërprerje energjie.
Përmbytje ka në fshatrat Murqinë dhe Mallkuc, ndërsa banesa të përmbytura ka edhe Miliskaj, dhe Mazhe.
Shkak për situatën në Krujë, mësohet se janë bërë bllokimet e kanaleve kulluese.
Në orët e paradites, energjia mungoi në qytetin e Fushë Krujës, dhe disa komuna.