E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taçi mbetet në qeli, refuzohet garancia

Gjykata e Tiranës rikthen në qeli biznesmenin Rezart Taçi. As garancia pasurore prej 100 mijë euro nuk i ka ndryshuar masën e sigurisë presidentit të kompanisë Armo. Taçi i akuzuar për goditje për shkak të detyrës të gazetarit Mero Baza është paraqitur në gjykatën e Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë, arrest me burg e cila ishte dhënë ditën e enjte në mungesë. Ndërkohë në seancën e ditës së shtunë e cila është bërë me dyer të mbyllura dhe ka zgjatur afro 30 minuta kanë folur vetëm avokatët e Rezart Taçit, Maks Haxhia dhe Artan Hajdari, të cilët kanë kërkuar një masë më të butë për klientin e tyre. Burime nga gjykata e kryeqytetit bënë të ditur se avokatët kanë kërkuar për presidentin e kompanisë masën detyrim për paraqitje duke lënë edhe 100 mijë euro garanci, por asnjë nga këto nuk është pranuar nga gjyqtarja e gatëshme e cila ka mbajtur të njëjtin qëndrim si një seancë më parë duke rikthyer në qeli biznesmenin. Ndërkohë se bashku me te janë akuzuar për goditjen e gazetarit Mero Baze edhe dy badigardet e Rezart Taçit, Bledar Lilon, punonjës i kompanisë Taçi Oil si dhe Irgen Selfo, të cilët edhe këta kanë marrë masë sigurie arrest në burg me akuzën e goditjes për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim. Kjo vepër penale sipas kodit penal parashikon një dënim nga gjobë deri në tre vjet burg.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›