E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet vrasësi i 70 vjecarit në Patos

FIER- Arrestohet autori i vrasjes së 70-vjecarit në fshatin Kuqar të Patosit.
Policia e Fierit ka bërë të ditur se ka vënë në pranga Veli Nuhaj, ndërsa ka sekuestruar në cilësinë e provës materialet mjetet me të cilat ai ka kryer krimin, një sopatë dhe një thikë.

70-vjecari goditi për vdekje bashkëfshatarin e tij Ferit Hoxha, i cili u gjet nga të afërmit mëngjesin e djeshëm në pronën e tij në vendin e quajtur Përroi i Aliut.
Pas hetimeve dhe kërkimeve në fshatin Kuqar policia identifikoi Veli Nuhaj ai autor të krimit.
Fillimisht u mendua se autori dhe viktima kishin pasur konflikt pronësie, ndërsa më pas rezultoi se shkak i vrasjes kishin qënë motive të dobëta mes tyre. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›