Berisha ne Grup dhe ne shesh: E merituam NATO-n
Kreu i qeverise, Berisha, ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te PD-se vleresoi rolin qe ka dhene parlamenti ne marrjen e fteses per ne NATO nga ana e Shqiperise ne Samitin e Bukureshtit. "Eshte e vertete se ka qene me aktive se kurre diplomacia parlamentare dhe ajo ka luajtur rol shume te madh. Kur them diplomacia parlamentare, nuk kuptoj ketu vetem aksionin apo angazhimin e Kryetares dhe nenkryetareve, por dhe te komisioneve parlamentare", deklaroi Berisha ne fjalen e tij perpara deputeteve te PD-se. Nje kontribut te vecante per keto reforma qe mundesuan marrjen e fteses, Kryeministri Berisha i adresoi edhe deputeteve te opozites. "Nje falenderim dua te jap per te gjithe deputetet e opozites qe kane votuar per reformen ne drejtesi dhe marreveshje e ligje te tjera me rendesi per integrimin", deklaroi Berisha, duke shtuar se pa keto vota vendi nuk mund ta merrte ftesen per anetaresimin ne NATO. Ne fjalen e tij, Berisha vleresoi per marrjen e fteses edhe punen e Ministrise se Jashtme, asaj te Mbrojtjes, Ministrise se Brendshme dhe Ministrise se Drejtesise. Nderkohe qe ne oret e vona te pasdites, Ministria e Kultures, Rinise dhe Sporteve ka organizuar ne sheshin qendror te kryeqytetit nje manifestim me rastin e marrjes se fteses per ne NATO nga Samiti i Bukureshtit, ku kane marre pjese grupet me te mira muzikore te vendit. Ne kete manifestim kane marre pjese dhe drejtuesit me te larte te shtetit, nderkohe qe ka munguar opozita. Edhe njehere Berisha ka pershendetur te gjithe shqiptaret ne lidhje me kete eveniment te rendesishem, duke garantuar dhe ecurine e metejshme te reformave integruese per te perfituar anetaresine me te drejta te plote ne Aleance.
F.Mejdini
F.Mejdini