E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Pas fteses, reforma zgjedhore

Rozeta Rapushi

Presidenti i Republikes, Bamir Topi, premtoi dje angazhimin e Shqiperise per te realizuar te gjitha reformat per te arritur standardet qe kerkon NATO. Gjate nje takimi ne presidence me ambasadorin e SHBA ne vendin tone Xhon Uithers pas marrjes se fteses per NATO, kreu i shtetit siguroi angazhimin e plote per realizimin e reformave per fitimin e statusit te anetarit te Aleances. "Do te intensifikohet me tej kryerja e reformave te rendesishme si ajo zgjedhore, me luften pa kompromis kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe arritjen e plote te te gjitha kritereve dhe standardeve te kerkuara si dhe me vazhdimin e luajtjes se rolit moderator ne interes te paqes dhe qendrueshmerise afatgjate ne rajon e me gjere", tha Topi. Presidenti u ka bere vazhdimisht thirrjeve partive politike qe te ecin para me reformen zgjedhore, pikerisht tani qe komisioni prej muajsh nuk funksionon. Madje, Topi ka kerkuar qe permiresimi i Kodit Zgjedhor te behet me te gjitha partite politike, ne menyre qe te gjendet nje konsensus i gjere. Ne nje kohe kur prej disa muajsh partite jane percare ne kerkesat e tyre per sistemin zgjedhor, qe duhet te caktohet ne Shqiperi. Por keto detyra, sipas tij, duhet te kryen sa me shpejt, ne menyre te vecante pas marrjes se fteses per NATO. Nga ana e tij, ambasadori Uithers i shprehu kreut te shtetit urimet me te perzemerta per ftesen qe Shqiperia mori ne Samitin e Bukureshtit per t'u anetaresuar ne Aleancen e Atlantikut Verior. "Falenderimi dhe mirenjohja e vertete u takon dhe eshte per vete shqiptaret, te cilet nepermjet punes se jashtezakonshme dhe te suksesshme po i kthejne aspiratat e tyre integruese ne realitet", tha Uithers. Presidenti Topi e falenderoi dhe shprehu mirenjohjen per mbeshtetjen e fuqishme e te vazhdueshme qe i dhane vendit tone Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Kreu i shtetit vuri ne pah rendesine e jashtezakonshme te ndihmeses se aleatit tone dhe mikut me te madh, Presidentit Bush se bashku me qeverine amerikane ne permbushjen e aspiratave integruese te Shqiperise, duke shprehur njeheresh se nje ndihme e tille ka qene me te vertete inkurajuese. Dhe mandej, nje inkurajim i tille do te ndikoje per realizimin e kushteve per integrimin dhe ne Bashkimin Evropian, ku ecuria pozitive ne NATO do te kete ndihmesen e vet. Takimi mes dy personaliteteve erdhi menjehere pas mberritjes ne Shqiperi te delegacionit shqiptar qe mori pjese ne Samitin e Bukureshtit, ku u mor dhe ftesa per NATO. Me 3 prill, Shqiperia si dhe Kroacia u ftuan qe te jene pjese e Aleances se Atlantikut te Veriut. Dy vendet u vleresuan per arritjet e deritanishme ne kuader te anetaresimit si dhe iu parashtruan detyrat qe duhet te realizojne per te qene anetare me status te plote ne NATO. Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, vleresoi se Shqiperia dhe Kroacia jane te mirepritura ne NATO dhe se e meritonin ftesen e bere. Duke kurorezuar ne kete menyre per shqiptaret perpjekjen e 16 viteve per integrimin ne strukturat euroatlantike, duke sjelle ne kete menyre siguri dhe garanci per qytetaret shqiptare, por dhe per investitoret.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›