Meta me Thacin e Sejdiun
Kryetari i LSI-se, Ilir Meta, zhvilloi dje takime me zyrtare te larte te Prishtines. Keshtu, gjate vizites ne Prishtine, kryetari Meta zhvilloi takime me Presidentin Sejdiu, Kryeministrin Thaci dhe Kryetarin e Kuvendit, Krasniqi. Gjate takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu, kreu i LSI-se nuk vonoi te uronte per pavaresimin e Kosoves. Nderkohe qe Presidenti Sejdiu, nga ana e tij, ka uruar Meten per marrjen e fteses per hyrje te Shqiperise ne NATO. Po keshtu, gjate bisedes me Kryeministrin Hashim Thaci, kreu Meta garantoi ate dhe gjithe qytetaret e Kosoves, se perfundimi sa me i shpejte i rruges qe lidh Durresin dhe Tiranen me Prishtinen do te jete nje prioritet madhor i kesaj partie. "Shqiperia dhe Kosova do te forcojne bashkepunimin edhe si dy vende qe si aspirate kryesore kane integrimin ne BE. Ky bashkepunim Shqiperi-Kosove do te ndihmoje integrimin evropian me te shpejte te gjithe rajonit", vleresoi Meta gjate fjales se tij. Ndersa Kryeministri Thaci, duke shprehur kenaqesine e tij per kete takim theksoi se, "se bashku me zotin Meta kemi nje bashkepunim te ngushte prej vitesh. Kreu i LSI-se, Meta, ka kontributin e tij per arritjet e medha qe ka sot Kosova". Gjithashtu, Meta ka takuar dhe Kryetarin e Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi. Njekohesisht, ne takimin me Kryetarin e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Ramush Haradinaj, Meta shprehu urimet me te perzemerta per rikthimin e tij ne politiken aktive dhe pafajesine qe mori ne Hage.
O.XH
O.XH