Veprat e Rembrandit, atje ku mësohen të fshehtat e njeriut
Autori i Lajmit: red.
Muaji që lamë pas, në vitin 1606, solli në jetë një emër të madh të artit viziv. Në korrik të vitit 1606 lindi piktori më i madh i Holandës dhe një nga piktorët më të mëdhenj të të gjithë kohërave, Rembrand Van Rijn. Rembrand ka lënë dokumente mahnitëse të jetës së tij, një radhë autoportretesh që fillojnë me kohën e rinisë, kur qe mjeshtër i suksesshëm e madje në modë, dhe deri në pleqërinë e vetmuar, kur fytyra i dëshmonte tragjedinë e falimentimit dhe vullnetin e pathyer të një njeriu vërtet të madh. Këto portrete u bënë autobiografi e tij. Në Amsterdam Rembrand bëri karrierë të shpejtë si piktor portreti, por me vdekjen e gruas së tij të parë fillon të bjerë edhe popullariteti i tij. Në fund të jetës së tij atij nuk i kishte mbetur pasuri tjetër përveç disa rrobave të vjetra dhe mjeteve për të pikturuar. Një nga portretet më të rëndësishme të Rembrand është "Autoportret", ku fytyra e tij nuk paraqitet aspak e hijshme, por as vetë Rembrandi nuk u mundua asnjëherë të fshehë shëmtinë e saj. Para pasqyrës ai studionte veten me çiltërsi të plotë dhe është pikërisht kjo që na bën menjëherë të harrojmë kërkesat për paraqitje apo bukuri. Në portretet e tij, Rembrand është përherë i gatshëm të mësoje gjithnjë e më shumë të fshehtat e fytyrës njerëzore. Në fakt, në portretet e Rembrandit ndjehemi ballë për ballë me njerëz realë, ndjejme ngrohtësinë e tyre, nevojën për dashamirësi, si dhe vetminë dhe vuajtjet e tyre. Rembrandi krijoi mbi 650 punime në vaj dhe dy mijë skica. Figura e tij është me aq peshë në të gjitha degët e artit holandez, saqë asnjë piktor tjetër i kësaj periudhe nuk mund të krahasohet me të.
Ky lajm është publikuar: 02/08/2008