Ministria, medalje false për personalitetet ndërkombëtare
Personalitete të larta të Forcave të Armatosura shqiptare, të huaj si dhe ambasadorë e atashe ushtarakë të vendeve të ndryshme janë dekoruar me dekorata false, të cilat nuk përmbushin 72 kërkesat që parashikon ligji 9215 "Për medaljet për personelin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", nuk kanë asnjë vlerë dhe që nuk kanë të gdhendura simbolet. Në listën e gjatë të autoriteteve që kanë marrë medalje të tilla është ish-ambasadorja amerikane, Marcie Rise, zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, zoti Murphey McCloy, që është dekoruar me medaljen "Për shërbime të shquara", atasheu ushtarak i Francës, nënkolonel Jean Charles Spiteri, atasheu ushtarak i Çekisë, atasheu ushtarak kanadez me rezidencë në Romë, kolonel Antony Qojcik, shefi i Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak (ODC) majori James McKinney, atasheu ushtarak në Tiranë, kolonel Domenico Maddau, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Mbrojtjes Italiane, admiral Giampaolo Di Paola, ambasadori italian në Tiranë, Iannuçi, 58 ushtarakë shqiptarë, etj. Për të gjitha këto medalje false, haraldisti Bujar Kardashi ka vënë në dijeni disa herë ish-ministrin e Mbrojtjes, zotin Fatmir Mediu. Korrespondenca e tij me Ministrinë e Mbrojtjes për këtë problem është e gjatë. Ndërkohë që dekorimi me medalje false ka vazhduar. Dekoratat që gazetarët e "Fiks Fare" blenë te personi që furnizon Ministrinë e Mbrojtjes me medalje ia treguam edhe gjeneral major Kristaq Karolit, ish-kryetar i Komisionit të Miratimit të Medaljeve. Sapo i pa, ai i cilësoi këto medalje si një kopje e thjeshtë e atyre që janë paraqitur dhe që janë aprovuar në qeveri dhe në Parlament. "Këto që paraqiten këtu janë të veshura me peçiklas. Unë po e heq dhe nuk besoj se bëj ndonjë dëm të madh? Në një kohë që duhet të jenë të stampuara dhe të lyera me një shtresë floriri. Normalisht këto nuk bëjnë as për një varëse çelësash, jo për dekorata, sepse një gjë e tillë nuk është në nderin e ushtarakëve", vazhdon gjeneral major Karoli. Sipas tij, gjatë pesë viteve të fundit, janë dhënë rreth 5000 medalje. Duke mos përmendur emra, vetë gjenerali kujton rastin e një ushtaraku që ishte dekoruar dhe më pas, medaljes së tij i ishte shkëputur ngjitësja. Gazetarët e "Fiks Fare" gjetën në Stamboll punishten që prodhon këto dekorata, të cilat kanë edhe fotokopjen e katalogur të medaljeve shqiptare, e miratuar nga Këshilli i Ministrave të Shqipërisë. Në rrugën "Merçani Jokush", në Stamboll, është një dyqan që ka emrin "Pantograf", ku një burrë bashkë me të birin shesin medalje të porositura nga shqiptarët, nga Mustafa Hamzai. Ata pohojnë se prodhojnë medalje për Mustafa Hamzain dhe u japin gazetarëve të "Fiks Fare" disa qese plastmasi të mbushura me medalje shqiptare të papërfunduara.
Biseda me dy tregtarët e dyqanit të medaljeve në Stamboll, Turqi
Fiksi - Duam një dekoratë.
Tregtari - Medalje?
Fiksi - Po medalje.
Tregtari - Në rregull. Është malli ynë. Po këto janë. Si ato të Mustafa Hamzajt.
Fiksi - Unë doja që nuk shkulen, cilësore.
Tregtari - Ti do një apo do të bësh shumë?
Fiksi - Po janë dhe shokët e babait. Bravo. Bravo.
Fiksi - Po, po. Me kuti a ka?
Tregtari - Po, po, bashkë me kutinë.
Fiksi - Sa kushtojnë që të marr dhjetë?
Babai i Tregtarit - E do bashkë me kutinë?
Fiksi - Po, po.
Babai i Tregtarit - Me rritjen e dollarit ndryshojnë dhe çmimet.
Tregtari - Me kuti 7.5 dollarë.
Fiksi - Me kuti 7.5 dollarë. Çmim më të ulët nuk jep dot? Këtu i marrin të gjithë?
Tregtari- Mustafa Hamzaj. Çfarë të duash ti, ne ta bëjmë. Bëjmë çdo gjë.
Fiksi- Bravo! Këtu i bëni apo keni punishte tjetër?
Fiksi - Këto modele ju i keni bërë?
Tregtari - Po i kam bërë sipas katalogut. 12 modele. Ky është katalogu që më kanë sjellë. E fundit është kjo "Qitësi i dalluar".
Fiksi - A keni punë?
Tregtari - Shyqyr Zotit kemi. Punojmë me derë mbyllur dhe kemi punë. Ne këtë punë e bëjmë që prej vitesh. Ne jemi të parët që e bëjmë këtë punë.
Fiksi - Mustafai vjen shpesh.
Tregtari - Po, po.
Fiksi- Më thoshte një mik që keni bërë rreth 6000 deri në 7000 copë?
Tregtari - Jo, nuk i kemi bërë 6000 copë. Duhet të ketë dhe në vend tjetër.
Fiksi - Më bëj dhjetë copë me kuti. Të gjitha me një çmim do t‘i marr apo jo?
Tregtari - Po.
Fiksi - Të mos të vonojmë më zotërinjtë, sa bëjnë, t‘i japim paratë.
Tregtari - 45$.