Ish-i përndjekuri Ndreca sërish në polici për rrahjet e deputetëve
06/03/2012 Kërkon paratë e burgut, ka nisur fushatën “Do rrahim çdo parlamentar”
TIRANË- Ish-i përndjekuri politik, Gjergj Ndreca, për të tretën herë përfundoi në polici pas konflikteve me deputetë të PD-së. Ditën e djeshme forcat e komisariatit nr 1 e kanë shoqëruar për një seancë pyetjesh. Ky shoqërim i ish-të përndjekurit politik, Gjergj Ndreca, erdhi pas incidenteve me deputetin e PD-së, Ilir Rusmajli dhe Ridvan Bode, ministër i Financave. Menjëherë pas lirimit nga ambientet e komisariatit Ndreca tha se policia e kishte pyetur për deklarimet e dhëna në një të përditshme, në të cilën kishte pohuar se do të rrihte edhe ministra të tjerë, sepse nuk është dëmshpërblyer financiarisht për vitet e burgut. Pasi doli nga komisariati Ndreca tha se, “Do të rrahim çdo parlamentar dhe tashmë procesi i drurit ka filluar që me Rusmajlin”. Por një moment ai përdori edhe fjalë të rënda që cenonin seriozisht jetën e politikanëve. Të të njëjtit mendim ishin edhe disa persona të tjerë që ndodheshin bashkë me Ndrecën. Nga ana e saj policia sqaroi se shoqërimi i Ndrecës erdhi në bazë të vendimit të gjykatës, e cila ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje” për dhunën e ushtruar ndaj deputetit Ilir Rusmajli dhe avokatit Agim Tirana si dhe nisje të procedimit penal në gjendje të lirë me akuzën “fyerje e kanosje për shkak të detyrës të zyrtarëve të lartë shtetërorë”, për rastin e ministrit të Financave, Ridvan Bode. Si shkak për shoqërimin në polici të Ndrecës u bë shkrimi në një gazetë, ku ai pohonte se radhën për t’u rrahur ditën e enjte, e ka një ministër. Këtë veprim ai e argumenton si mënyrën e vetme për dëmshpërblimin e viteve të burgut, pasi sipas tij ky ministër po zvarrit dëshmpërblimin e ish-të përndjekurve. Më 17 shkurt të këtij viti Gjergj Ndreca u ndalua nga policia e Tiranës, pasi së bashku me Lirak Bejkon, më datë 16 shkurt goditën me grusht deputetin Ilir Rusmajli gjatë kohës që ky po dilte nga ambientet e Parlamentit. Vetëm 6 ditë më pas, Gjergj Ndreca raportohet të ketë goditur avokatin Agim Tirana, po në afërsi të Parlamentit të Shqipërisë. Ndërkohë më 1 mars ministri i Financave, Ridvan Bode, është fyer teksa po kalonte para Institutit të Ish-të Përndjekurve Politik për shkak se ata nuk kishin mundur të marrin asnjë qindarkë nga dëmshpërblimi i viteve të burgut në kohën e diktaturës.