E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrisë së Drejtësisë hetim 12 kryetarëve të gjykatave

Një kontroll i befasishëm në 12 gjykata të vendit ka çuar në hetim kryetarët dhe kancelarët e tyre.
 

Njëzetë inspektorë dhe informaticienë të Ministrisë së Drejtësisë kanë zhvilluar kontroll në këto gjykata duke konstatuar edhe disa shkelje në procedurat e shortit të ndarjes së çështjeve.
 

Kontrolli i inspektorëve të ministrisë është zhvilluar në të njëjtën kohë në të 12-të gjykatat e vendit duke mos i lënë kështu atyre të merrnin informacion nga kolegët e tyre në rrethet e tjera.
 

Kështu pas konstatimit të disa shkeljeve Ministria e Drejtësisë ka nisur një hetim për procedurat e shortit të radhës së çështjeve duke hetuar edhe 12 kryetarët dhe kancelarët e këtyre gjykatave.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›