KFOR heq barrikadat pranë Bërnjakës, serbët nuk reagojnë
BERNJAKE- Ushtarët e KFOR kanë hequr barrikadën që mbanin serbët në hyrje të pikës kufitare në Bërnjak, nga drejtimi i Ribariçit. Sipas medias, aksioni është zhvilluar pas orës 03.00 të mengjesit.
Trupat e KFOR kanë hedhur në humnerë kamionët me të cilët serbët kishin bllokuar rrugën, duke përdorur makinat e tyre të blinduara. “Pas operacionit KFOR kishte vendosur tela me gjemba dhe makinat po përforin rrugët dytërore për të shkuar në Bërnjakë”
Mesohet se aksioni ka qenë i rrufeshëm, me pjesëmarrje të shumë ushtarëve, ndërkohë që nuk ka pasur reagim nga ana e serbëve.
Trupat gjermane të KFOR kontrollojnë të gjitha automjetet që kalojnë në këto rrugë.
(s.g/Balkanweb)