E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, shtyhet gjyqi kundër Sanader, është i sëmurë

ZAGREB- Procesi kundër ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader me akuzën për korrupsion, që duhej të fillonte sot, u shty për më 3 nëntor për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore të të akuzuarit, njoftoi gjykatësi kroat, Ivan Tuduriç.

Ky është procesi i parë kundër një ish-kryeministri, pasi Kroacia shpalli pavarësinë në vitin 1991 dhe është rasti i parë, në të cilin dikush në vendin ballkanik është dënuar për pasurim gjatë kohës së luftës.

Procesi hapet në momentin kur gjyqësori kroate filloi hetime edhe kundër partisë në pushtet Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) për financime ilegale.
Sanader ishte në krye të kësaj partie mes viteve 2000-09 dhe kryeministër në periudhën 2003-09.

Ai është i akuzuar për mitmarrje nga një bankë austriake gjatë kohës së luftës në Kroaci (1991-95), gjatë kohës kur ishte zëvendësministër i Punëve të Jashtme.
Sipas aktit të prokurorisë, banka austriake "Hipo Alpe Adria" i ka dhënë ryshfet me vlerë 480 000 euro Sanaderit gjatë kohës së negociatave për kredi, të dorëzuara nga Banka Qendrore kroate
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›