Shkodër, ambientalistët: Të ndalet ndotja e liqenit nga Alumini i Podgoricës
SHKODËR- Ndotja e liqenit të Shkodrës shkaktohet dhe nga mbetjet që vijnë nga Mali i Zi. Alarmi është dhënë nga specialistë dhe drejtues të shoqatave mjedisore që po marrin pjesë në aktivitetin trajnues që po zhvillohet prej tre ditësh në qytetin e Shkodrës.
Krahas problemeve të tjera që po kalon liqeni i Shkodrës si pasojë e papastërtive dhe inerteve të shumta që shkarkohen në brigjet e tij, kanë ngritur zërin edhe për problenet që i vijnë ujrave të tij nga territori i Malit të Zi.
Përveç ambientalistëve shqiptarë shqetësimin e ka përcjellë edhe përfaqësuesja e shoqatës 'Green Home' në Malin e Zi, Jelena Marojeviç.
Sipas saj, aktiviteti i Kombinatit të Aluminit në kryeqytetin malazez, Podgoricë, me derdhjen e vazhdueshme të kimikateve dhe mbetjeve të ngurta të metaleve që përfundojnë në bregun e liqenit të pjesës malazeze në zonën e Zetes nëpërmjet lumit Moraça, përbën një kërcënim shumë serioz për biodiversitetin e zonës përreth.
Marojeviç , ashtu si dhe homologu i saj në Shkodër, prof. Dr. Mahir Hoti, i bëri apel të dy qeverive për marrjen e masave konkrete për parandalimin e ndotjes së liqenit të Shkodrës, pasi nëse do të vijohet në këtë mënyrë, kjo pasuri e madhe natyrore, pjesë e përbashkët e të dy vendeve fqinjë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, rrezikohet të humbë vlerat e saj turistike.
Prof. Dr. Mahir Hoti, President i Forumit Shqiptar 'Liqeni i Shkodrës', bëri të ditur se një shqetësim i tillë i është përcjellë palës malazeze prej vitesh nga strukturat e forumit që ai drejton, por tashmë që një gjë e tillë konfirmohet dhe mbështetet direkt nga homologët e tyre në Mal të Zi, ka ardhur koha që të ndërhyhet në shmangjen përfundimisht të derdhjes të mbetjeve të ngurta në lumin Moraça, i cili më pas përfundon në liqenin e Shkodrës. Sipas tij, një kontroll rigoroz nga organet kompetente malazeze për eliminimin e shkarkimit të mbetjeve të kombinatit në lumë, do të ndikonte pozitivisht në ruajtjen ekologjike të ujrave të liqenit, jo vetem për pjesen malazeze, por edhe për atë shqiptare, pasi çdo ndotje që vjen nga zona malazeze, duke qënë se liqeni e ka derdhjen e tij në lumin Buna dhe më pas në detin Adriatik, pasojat më të mëdha i pëson pjesa shqiptare.
(d.b/ATA/BalkanWeb)