Per 9 vite 1128 shqiptare me pasaporte bullgare
Qe prej vitit 2002 e deri me sot Shqiperia ka si shifer minimale brenda saj 1128 qytetare me pasaporte bullgare. Shifrat jane bere te njohura nga Ministria e Drejtesise e ketij shteti dhe vijne ne nje kontekst kur regjistrimi i popullsise si proces eshte ne nisje jo vetem ne Shqiperi por edhe me gjere. Shifra ne vetvete ka nje vlere simbolike por qe terheq vemendjen ndersa ne nje rrafsh krahasues ajo eshte minimale. Kjo pasi pretendimet e deritanishme jozyrtare bullgare flasin per disa here me teper qytetare shqiptare me origjine nga vendi fqinj por qe ne baze te aplikimit nuk perputhet. Po keshtu Shqiperia qendron ne vend te fundit nga aplikantet madje ajo renditet pas edhe nje vendi te larget si Izraeli ku 2081 qytetare te te cilit kane perfituar shtetesine bullgare.