Ministrja Godo: Asnjë rast i dyshuar me gripin e derrit në vend
Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik, si dhe përfaqësues të Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë diskutuan të hënën lidhur me situatën e gripit të derrave në botë dhe në vend. Qëllimi i këtij takimi, të mbajtur në Zyrën e OBSH-së në Tiranë, ishte diskutimi dhe rishqyrtimi i situatës në rang nacional dhe atë në botë, në lidhje me epideminë e gripit të derrave. Në bazë të të dhënave të fundit, sipas specialistëve, do të rivlerësohet dhe strategjia antiepidemike. Të dhënat e fundit në botë tregojnë se ka shtim rastesh në Evropë. Pacientët janë ndjekur në vazhdimësi dhe pacientët janë mirë, ndërsa të dhënat tregojnë se nuk ka vdekje nga virusi AH1N1.
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, bazuar në të dhënat e fundit në botë dhe rekomandimeve të OBSH, sqaroi deri tani në strategjia antiepidemike nuk do të ndryshojë, pasi lajmet tregojnë se ka vend për të vazhduar me këtë strategji. "Do të vazhdojmë mbajmë vigjilencën dhe gatishmërinë dhe çdo gjë është nën një kontroll të vazhdueshëm. Në vend nuk ka asnjë rast të deklaruar dhe për momentin asnjë rast të dyshuar. Dy ditët e fundit, në datat 2-3 maj, në aeroportin e Rinasit kanë mbërritur 3155 udhëtare, 2198 shqiptare dhe 957 të huaj nga Evropa, Amerika, etj. 102 prej tyre janë nga Amerika dhe të gjithë janë marrë në inspektim, sikurse të gjithë ata që kanë mbërritur nga jashtë vendit. Asnjë prej tyre nuk është i dyshuar me virusin H1N1, sipas të dhënave nga Shërbimi Antiepidemik i Rinasit, tha Ministrja e Shëndetësisë. Në vend, sipas saj, situata vazhdon dhe të jetë e qetë dhe nën kontroll. Ndërkohë, qeveria ka aprovuar dhe Komitetin Ndërministror, i cili pret informacionin nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga çasti në çast do të ndërhyjë nëse do të jetë e nevojshme. Specialistja e ISHP-së, Silva Bino, e cila prezantoi situatën në botë, u shpreh se epidemia e gripit të derrit në botë nuk është me aq pasoja të rënda sa dhe pritej, sidomos jashtë Meksikës. Sipas saj, aktualisht në Meksikë ka një rritje të rasteve, me konfirmim e 590 rasteve dhe me 25 vdekje deri tani. Të dhënat tregojnë se në të gjithë botën deri tani ka 991 raste me 26 vdekje. Në SHBA ka 226 raste dhe 1 vdekje. "Në Meksikë ka një qarkullim komunitar aktiv, kurse në SHBA vihet re përhapje në shumë shtete, si dhe qarkullim midis grupeve të ndryshme të komuniteteve sidomos në shtetin e Nju Jorkut, ndërsa në vendet e tjera në rastet më të mëdha janë raste të importuara nga Meksika", tha znj. Bino. Në Kanada janë konfirmuar 86 raste, por ka raste dhe në Kolumbi, Kosta Rika dhe Salvador .