E Diel, 1 Nëntor 2026

Urgjenca e kardiologjisë jashtë kushteve higjieno-sanitare

Edhe Urgjenca e Kardiologjisë përbën një rrezik për shëndetin e pacientit për sa i përkët kushteve higjieno-sanitare që ka. Infrastruktura ndërtimore e vjetruar të ambienteve të brendshme dhe kontakti i drejtpërdrejtë me ambientin e jashtëm e vënë në dyshim higjienën e këtij reparti. Edhe pa iu nënshtruar analizave bakterogjene, të cilat gjithmonë kanë dhënë alarmin për rrezik, vetëm nga një vështrim me sy të lirë, ambientet e Urgjencës së Kardiologjisë të fusin tmerrin për një burim të mundshëm ku mund të merren infeksionet. Gjithashtu, në këto ambiente grumbullohen edhe rrobat e pacientëve të operuar duke qëndruar për disa ditë në ambiente të hapura. Ndërkaq, pacientët, por dhe stafi spitalor që jetojnë në ambientet e urgjencës, janë të rrezikuar nga mikrobet e rrezikshme që qëndrojnë në këto salla. Në qoftë se në Pavijonin e Pediatrisë bëhen rikonstruksione të vazhdueshme edhe në ambiente ku nuk ka nevojë, Urgjence e Kardiologjisë, që ka aq nevojë për një ndërhyrje urgjente, lihen në gjendje të mjerueshme. Ndërkaq, edhe pajisjet e spitalore brenda urgjencës, janë plotësisht të vjetruara që nga shtretërit deri te pajisjet hidraulike. Ndotja e urgjencës së pavijonit të Kardiokirurgjisë ndikohet edhe nga fluksi i pacientëve të ardhur nga rrethet, gjithashtu edhe nga mungesa e dezinfektimit në mënyrë të shpeshtë të ambienteve. Disa salla për shtrimin e pacientëve në katin e parë të këtij pavijoni janë bashkuara, duke rritur në këtë mënyrë numrin e pacientëve brenda një ambienti pa ndarje. Ndërkaq, ardhja e shpejtë e stinës së verës rrit më tej mundësinë e marrjes së një infeksioni të dytë nga pacientët, duke i vendosur shërbimit shëndetësor së këtij pavijoni një pikëpyetje të madhe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›