Shoqata e të verbërve kërkon ndërhyrjen e parlamentit, gërcëohet me grevë urie
Komuniteti i të verbërve të Shqipërisë nëpërmjet Shoqatës së tij i drejtohet Kryetares së Kuvendit Znj. Jozefina Topalli, Komisionit për të Drejtave e Njeriut dhe të gjitha forcave të grupeve parlamentare që të përdorin instrumentet që disponojnë për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të verbër, të shkelura nga qeveria. U drejtohet ju si përfaqësuesit më të lartë të vullnetit sovran të popullit.
Me shqetësim e keqardhje jemi të detyruar tu bëjmë të ditur se qeveria jonë ka ndërmarrë veprime të cilat kanë shkelur mbi të drejtat e qytetarëve të verbër. Që në fillim duam tu themi se ne nuk kërkojmë asnjë shtesë, asnjë përmirësim, madje as zbatimin e atyre ligjeve që nuk kanë gjetur zbatim deri më sot. Thelbi i kërkesës sonë është rikthimi në gjendjen e mëparshme, shprehet SHVSH. Më tej ata theksojnë se politikat e MPCSHSB, mbi barazinë para ligjit për pagesa të barabarta kanë krijuar pabarazi, shpërndarje të barabarte të varfërisë dhe mohim të të drejtave e të mbështetjes sipas nevojës. Kjo politikë ka rënduar buxhetin e shtetit. Për shkak të përjashtimit tonë nga konsultimi dhe për shkak të politikave të gabuara, dhe në pamundësi të rritjes së buxhetit Ministria e Punës dhe ajo e Financave kanë ndërmarrë iniciativa dhe kanë propozuar akte nën ligjore, të cilat kanë cenuar rëndë të drejtat e qytetarëve të grupeve më të rënduara si në rastin e të verbërve, thekson KVSH . Ndërkaq, Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, me President Sinan Tafaj dhe Sekretar të Përgjithshëm, Fatmir Disha, vendosi që brenda këtyre ditëve do të fillojnë grevat e urisë në të gjitha degët e Shoqatës nëpër rrethet e Shqipërisë si edhe gjatë zhvillimit të grevës së urisë të verbër të tjerë do të zhvillojnë edhe veprime të mos bindjes civile spektakolare të cilat do të mbahen mend gjatë në historinë e popullit shqiptar. Kjo ishte e vetmja alternative që mbeti në dorë pas heshtjes së qeverise pas protestave të zhvilluara në të gjithë qytetet e të mbyllur edhe me protestën e madhe të zhvilluar këtu në Tiranë ku ishin pjesëmarrës mbi 3200 të verbër e të gjitha këto protesta gjeten vetëm një fjalë nga të gjithë përgjegjësit kryesorë, Keni të drejtëpor.., e më pas vetëm ngritje supesh e asgjë më shumë, shprehet SHVSH. Sipas tyre, duke parë që të gjithë ketë indiferencë të theksuar të qeverisë e ministrive përkatës që të gjithë ishin të bashkuar e të një mendimi të çojmë deri në fund atë që nisëm për të fituar të drejtat tyre,të drejta të cilat na janë shkelur në këto katër vjet e që në duhet ti fitojmë e dikush të mbajë edhe përgjegjësi. Një indiferencë treguar nga qeveria, indiferencë që ka sjelle jo pak shqetësim jo vetëm tek personat e verbër por edhe tek shumë personalitete apo edhe trupa diplomatike të cilët janë të habitur me ketë heshtje të qeverisë duke parë kërkesat themeltare të Komunitetit të Verbër në kërkesat e tyre. Ndoshta duhet akti themeltar i grevës së urisë që ky komunitet të marrë një përgjigje në plotësimin e kërkesave e tyre e një rast i tillë unikal në botë do të ndodhë shumë shpejt këtu në vendin e çudirave në Shqipëri.